23:45 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Patriotizimi i “Migjenit”, për festa çmimet fluturojnë në gati 500 euro, sa trefishi i të tjerëve

11:52 | 25/11/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patriotizimi i “Migjenit”, për festa çmimet fluturojnë në gati 500 euro, sa trefishi i të tjerëve

Nëse e keni lënë një biletë për në minutën e fundit për në Itali për në ditët e festave, kompania shqiptare ajrore, “Air Albania” është më pak patriotikja për çmimet. Biletat drejt Milanos për vajtje në datën 28 nëntor dhe kthim në datën 1 dhjetor kanë fluturuar në 475 euro, nga 100-120 euro që kushton ky destnacion në ditë normale, ndërsa tek operatorët e tjerë për të njëjtat data gjen bileta me rreth 170 euro, ose gati tre herë më lirë.

Për festat e nëntorit ka pasur një shtrenjtim çmimesh për shkak të kërkesës së lartë, si rrjedhojë e dyndjes së shqiptarëve për të udhëtuar jashtë në 4 ditët që bien pushim radhazi, por pasagjerët e përhershëm drejt Milanos u ankuan pranë redaksisë së Monitor se Air Albania është shumë më i shtrenjtë nga të tjerët, ndryshe nga premtimet që u bënë në fillim se nuk do të kishte abuzime me çmimet.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet, me operatorin tjetër Blue Pannorama, për një udhëtim vajtje-ardhje në të njëjtat data, bileta kushton rreth 210 euro, pra më pak sesa gjysma.

Me Fly Ernest, për të njëjtat data, bileta kushton 177 euro.

Në datën 28 nëntor fillon fluturimet nga Tirana në Milano dhe operatori me kosto të ulët Easy Jet. Një fluturim vajtje ardhje po për datat në fjalë kushton 176 euro, pra gati tre herë më lirë sesa Air Albania.

Air Albania, kompania ku shteti ka 10% të aksioneve, filloi fluturimet në prill të këtij viti fillimisht drejt Turqisë dhe më pas në tetor drejt destinacioneve italiane (Milano Bolonja, Roma), duke premtuar se do të ishte një operator me kosto të ulët dhe që nuk do të abuzonte me çmimet.

Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator 2018 ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind. MONITOR

Pas

Dosja 339, mbyllen hetimet për Arben Ndokën, dhe familjarët e tij

Para

Nga 1 janari shumë sportele nuk do të jenë të hapur, Rama: Ata punonjës që na nxinë jetën…

Para
Nga 1 janari shumë sportele nuk do të jenë të hapur, Rama: Ata punonjës që na nxinë jetën…

Nga 1 janari shumë sportele nuk do të jenë të hapur, Rama: Ata punonjës që na nxinë jetën...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.