05:11 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“KÇK nuk e shpika, e kam dëgjuar nga vetë ata..”, Rama përmend dhe atentatin ndaj prokurorit Ndoji: Fati e solli

12:30 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“KÇK nuk e shpika, e kam dëgjuar nga vetë ata..”, Rama përmend dhe atentatin ndaj prokurorit Ndoji: Fati e solli

Në prag të shpalljes së planit të tij anti KÇK, që supzohet të presë lidhjet e krimit të organizuar me organet e drejtësisë, Rama u shpreh se janë shumë gjykatës dhe prokurorë, pjesë e bandës “KÇK”.

“Nuk është term i shpikur, e kam dëgjuar nga ata vetë. KÇK-ja është një kancer, që e ka pëshpejtuar punën për shkak se e di shumë mirë që nuk do ta kalojë Vetingun. Më parë ecnin ngadalë, se nuk e dinin për Vetingun, tani duan që të kapin ça tiu dalë përpara“.

Rama e ka ilustruar ekzistencën e kësaj bande kriminale brenda sistemit të drejtësisë me rastin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji i cili para pak javësh ishte shënjestër i një atentati në lëvizje me makinën e tij. Në këtë atentat mbeti i plagosur dhe Landi Muharremi ose i njohur si ‘Rrumi’, person me precedentë kriminal dhe vdiq shoferi i tij Andi Maloku.

Vetëm pak kohë më parë vetë Rama dhe zv.kryeministri Braçe sulmuan Ndojin si KÇK pas arrestimit të kreut të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pulaj.

“Rasti i Durrësit për fat të mirë, e solli rastësia u gjendën në një makinë prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar dhe dokumentet e vjedhur të prokurorisë, ato dokumente që për një kohë të gjatë i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi në kurriz Donika Prelës.

Tani çfarë duhet të bëjmë ne, të presim Vetingun, për shkak të këtij sistemi drejtësie dhe kriminelët kanë shpattullat e ngrohta. Kanë një paturpësi dhe mungesë ekstreme kujdesi për të fshehur gjurmët, çfarë të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës për shkak se gjykata dhe prokuroria nuk bën dot asgjë“, tha Rama.

Ndërkohë Rama e ka cilësuar si të nevojshëm këtë plan duke iu drejtuar bashkëqeverisësve të cilët sipas tij e kanë figurën e pastër pasi janë subjekt i dekriminalizimit:

“Jemi në një moment që për të ardhur këtu keni plotësuar një formular ku përtej të gjitha standardeve ndërkombëtare ju është treguar të tregoni të vërtetën që nga kur keni dalë nga barku i nënës.
Ligji i pastërtisë së figurës është një ligj unikal që nuk e ka asnjë vend i botës.
”

Etiketa: arjan ndojiKCKpaketa anti KCK
Pas

“Arrestoni Lamen, Veliajn, Lleshajn”, banorët e Astirit: U bëjmë thirrje ambasadave, përjashtuar atë serbe

Para

Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të “shkundin” dosjet e bujshme

Para
Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të “shkundin” dosjet e bujshme

Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të "shkundin" dosjet e bujshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.