Një përplasje fizike ka ndodhur ditën e sotme mes të rinjve në Vlorë, teksa kanë qenë të pranishëm gjatë një takimi të Iso-Polifonisë, në ambientet e Pallatit të Kulturës Vlorë.
Një grup djemsh, gjimnazistë, janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë ka qenë një vajzë, raporton Faxweb.
Vajza e cila ka qenë prezente gjatë sherrit ka pësuar gjendje të fiktit, ndërkohë që nuk ka qenë e përfshirë në sherr. Për këtë arsye është thirrur edhe ambulancë që ka marrë adoleshenten nga vendngjarja, ku ishin mbledhur shumë njerëz.
(M.Q/Faxweb.al)