Hotel “Lubjani” në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, një pjesë e të cilit është shembur nga tërmeti, ka vënë në alarm policinë.
Kjo pasi në bodrumin e tij është gjendur një cisternë me 6 mijë litra gaz. Cisterna rrezikon të shpërthejë duke marrë parasysh që vijojnë pas goditjet.
Ndërkohë përball Hotel Lubjanës është shembur edhe një hotel tjetër në të cilin ndodhen 3 persona në gërmadha.
Deri më tani është shpëtuar nga rrënojat një vajzë e vogël dhe ndodhen edhe 3 të tjerë.