23:52 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha dhe PD zbresin në terren, kryedemokrati përsërit nga Durrësi: Të shpallet pa vonesë gjendja e jashtëzakonshme

16:02 | 26/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha dhe PD zbresin në terren, kryedemokrati përsërit nga Durrësi: Të shpallet pa vonesë gjendja e jashtëzakonshme

Pas situatës së rëndë të krijuar nga tërmetet në vend, politikanët kanë zbritur në terren. I pranishëm në vendet ku ka pasur më shumë dëme materiale dhe viktima është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas Thumanës, Basha, bashkë më eksponentë të tjerë të PD, është ndalur në Durrës. Ai ka përsëritur thirrjen për qeverinë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Nga Durrësi përsëris thirrjen ndaj qeverisë për të mos u vonuar asnjë çast me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të mbështetur operacionet e emergjencës me bazë materiale adekuate. Vëllezër dhe motra, të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe për t’ju gjendur pranë çdo bashkëqytetari që ka humbur të afërmit, për ata që janë akoma nën rrënoja, me shpresën dhe lutjet për jetët e tyre, për të lënduarit dhe për të dëmtuarit nga kjo fatkeqësi”, tha Lulzim Basha në “Facebook”. Më tej, ai iu bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë pranë njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Pas Thumanës, pranë familjeve dhe banorëve të Durrësit. E kam të vështirë të gjej fjalë për dhimbjen që prek dhe ndjej tek prindërit dhe të afërmit që kanë humbur më të dashurit e tyre. Por po kaq i prekur jam nga kurajo dhe solidariteti i njerëzve, që megjithë tronditjen, gjejnë forcë për të ndihmuar, për t’iu gjendur pranë bashkqytetarëve dhe familjeve në fatkeqësi.

Mirënjohje dhe mbështetje totale për çdo qytetar, mjek, infermier, punonjës policie, personelin e strukturave të emergjencës dhe të forcave të armatosura që megjithë kushtet dhe rrethanat e rënda po sakrifikojnë për të goditurit nga tragjedia. Nga Durrësi përsëris thirrjen ndaj qeverisë për të mos u vonuar asnjë çast me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të mbështetur operacionet e emergjencës me bazë materiale adekuate.

Vëllezër dhe motra, të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe për t’ju gjendur pranë çdo bashkëqytetari që ka humbur të afërmit, për ata që janë akoma nën rrënoja, me shpresën dhe lutjet për jetët e tyre, për të lënduarit dhe për të dëmtuarit nga kjo fatkeqësi.

Të gjithë në këmbë, ti japim dorën e ndihmën njëri-tjetrit, pa kushte dhe pa kursyer asgjë. Të bashkuar si një familje e madhe, do t’a kalojmë këtë fatkeqësi. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Etiketa: durresgjendja e jashtezakonshmelulzim bashatermetthirrje
Pas

Faqja prestigjioze: Energjia e çliruar baras me 3 bomba atomike ose 60 mijë ton eksploziv TNT

Para

“Më nxirrni vëllain dhe nusen nga gërmadhat”, gruaja shkrehet në lot para Ramës në Thumanë

Para
“Më nxirrni vëllain dhe nusen nga gërmadhat”, gruaja shkrehet në lot para Ramës në Thumanë

"Më nxirrni vëllain dhe nusen nga gërmadhat", gruaja shkrehet në lot para Ramës në Thumanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.