Të burgosurit e burgut të Shënkollit gjatë gjithë ditë së sotme kanë qëndruar jashtë në ajrim për shkak të lëkundjeve të forta të herëpashershme, bëjnë të ditura për Faxëeb.al burime nga ky institucion i vuajtjes së dënimit.
Po këto të fundit bëjnë me dije se në orët e mbrëmjes të gjithë të burgosurit po futen brenda në qelitë e tyre, ndërsa sipas vetë këtyre të fundit bëhet medije se ambientet e burgut të Shën Kollit kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i fortë i mëngjesit të sotëm 6.4 ballë i shkallës Rihter.