Një 27-vjeçar nga Kashari është dërguar me urgjencë neë Spitalin e Traumës në Tiranë pasi është plagusur si pasojë e tërmetit që tronditi kryeqytetin pasditën e sotme.
Ende nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes s dhe emri i të riut të plagosur. Gazetarët e Fax News që ndodhen në terren raportojnë se edhe dy persona të tjerë janë plagosur në kryqytet vendi dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarjet nuk dihen ende. Mësohet se mes tyre janë një e moshuar dhe një vajzë e re
Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin pasditen e sotme dhe sipas IGJEUM, goditja e fundit kishte magnitude 5.6 balle e shkalles Rihter, me epiqender ne Adriatik.
Kur duket se shkalla Rihter e lekundjeve zvogelohet, serish regjistrohen lekundje qe ndihen fort ne kryeqytet.
Termeti me i fundit u ndie ne oren 15:45.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post