Evi Kardashian është e reja që punonte si balerinë në një lokal tallavaje dhe u nxor pa jetë nga rrënojat në qytetin e Durrësit. Të shumtë kanë qenë miqtë e saj që po e vajtojnë sot dhe që nuk e besojnë dot këtë lajm.
Një e afërme e Evit ka shkruar pranë redaksisë së JOQ.al dhe teksa shprehet se dhimbja është e madhe për të gjithë shqiptarët, bën me dije se balerina e ndjerë quhet Eviola Broshka. Vajza ishte me origjinë nga Elbasani.
Nuk janë të paktë ata që e gjykonin për punën që bënte, por sipas të afërmes, Evi jetonte e vetme në Tiranë dhe këtë punë e bënte për të ndihmuar të ëmën, të cilën e ka të sëmurë. Me sa duket, as me punë nuk e ndihmoi dot, pasi jeta iu ndërpre në mes.
Vajza shkruan:
“Pershendetje te gjithe shqiptareve! Dhimbaja eshte e krejt Shqiptarise! Zoti eshte ai qe cakton fatet tona i lutemi zotit qe te bej mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzen me emrin “Evi Kardashian”!
Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme ne tirane pasi ka vetem te emen e cila eshte e semure! Evi punonte per te kuruar te emen por nuk ja doli dot ! Punen e saj te gjithe e paragjykojen por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!”