Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme mediat se do të mbyllen forcërisht në kuadër të ‘Gjendjes së Jashtëzakonshme’ me arsyetimin se po përhapin panik në popullatë me raportimet e ndryshme.
“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!”, shkruan Rama në Twitter (lexo të plotë).
Por ndërkohë që paralajmëron një masë kaq të rreptë edhe ndaj atyre që prej dy ditësh po pasqyrojnë dramën e vërtetë të familjeve shqiptare diku për të trajtuar hallet e tyre, e diku për adresuar problemin ku mund të gjejnë zgjidhje, është ai vetë që e shkel këtë ‘normë’ por edhe ministrat e tij.
Po të vëzhgosh rrjetet sociale dhe vendet ku në rastin konkret Rama dhe Sandër Lleshaj kanë bërë vizita tek familjet e prekura me kamerat pas, konstaton se fëmijët jo vetëm nuk janë shmangur nga filmimet, por edhe janë marrë në krahë, përkëdhelur, intervistuar etj.
Më poshtë janë vetëm disa foto që kanë të bëjnë me ekspozimin e fëmijëve ndaj kamerave nga ana e ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama:
Discussion about this post