14:39 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari ‘degjeneron’ drejtorin e Institutit të Ndërtimit: Keni lënë kokrrën e namit, qeveria të zëjë mend…

10:22 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari ‘degjeneron’ drejtorin e Institutit të Ndërtimit: Keni lënë kokrrën e namit, qeveria të zëjë mend…

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu u kryqëzua këtë të enjte në emisionin Opinion, teksa nuk dinte se si të mbrohej pas situatës së krijuar nga tërmeti i fundit, që mori dhjetëra jetë njerëzish.

Më i ashpër ishte gazetari Mentor Kikia, teksa i drejtohej zotit Hysenlliu: Keni lënë kokrrën e namit duke mashtruar qytetarët, duke mashtruar qeverinë me inspektimet. Shansi i madh do të jetë që mos i bëni ju përsëri inspektimet. Nëse qeveria do ketë mënd për ta marrë seriozisht këtë që ka ndodhur duhet të marrë inxhinier të huaj për të vënë firmën se çfarë duhet bërë në Durrës, sepse ju po të shkoni në plazh do i nxirrni prapë në rregull, do thoni është prishur suvaja.

Do thoni, fitore e inxhinierisë shqiptare. Dhe sa për ta ditur shtëpitë në Bathore që janë bërë me lekët e djersës të secilit. Asnjë shtëpi nuk është plasaritur në Bathore. Ju, dhe tani po ta drejto gishtin, ju, ju si ndërtues që vjedhin hekurat e kolonave, duhet të shkoni në gjyq se jeni vrasës. 

Ato pallate që bien sot janë hekura të vjedhura nga inxhinierët, kam dëshmi që inxhinieri shkonte në shtëpi dhe ndërtuesi merrte punëtorët për të hequr hekurat nga soleta për të ulur kosto. Nga një pallat i kalbur vdiqën 23 vet është turpi i historisë. Nuk ka çfarë të ndodhi më.

Pjesë nga debati

Agron Hysenlliu: Përpara se të më drejtoni pyetje duhet t’iu kthej një përgjigje për gishtin që më drejtove. Unë nuk kam thënë që godinat në Shqipëri nuk kanë problem. Nuk e them dot. Do të ishte aprofesionale nga ana ime ta thosha këtë. Kam thënë nga aktet e ekspertimit që kam bërë në terren. Akt konstatimi në qytetin e Tiranës, 90% e objekteve që kemi konstatuar nuk kanë probleme në strukturë. Kjo është tepër e rëndësishme dhe mua në gojë mos më vër llafe që nuk i kam thënë.

Mentor Kikia: Ju nuk përgjigjeni vetëm për Tiranën. Ne iu kemi intervistuar ju zotëri për Durrësin dhe keni thënë “ishte një dëshmi, ishte një fitore për inxhinierinë shqiptare”.

Agron Hysenlliu: E them prapë.

Mentor Kikia: Si mundet që me konstatim ju të arrini në përfundimin që kolonat e pallatit nuk janë dëmtuar sepse ju vutë qeverinë në gjumë me thënien tuaj. Me konstatimin tuaj qeveria vuri festën mënjanë dhe njerëzit atje futën kokën në gërmadha.

 

Pas

VIDEO/ Rrëqethëse, gjunjëzohet mes ulërimave banori: Ku do shkojmë, kam 20 vite që punoj

Para

Biznesmeni Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Para
Nga Samir Mane te Arben Malaj dhe Mentor Nazarko, 41 konsujt që u ç’targuan nga Cakaj

Biznesmeni Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandal në Korenë e Veriut, anija luftarake fundoset para syve të Kim Jong-un: Akt kriminal!

Policia intensifikon kontrollet/ Elbasan, vendosen 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve

Përfundon kursi i lartë i XV i sigurisë dhe mbrojtjes, ministri Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne

Mes tensioneve, SHBA dhe Irani rinisin raundin e pestë të bisedimeve bërthamore në Romë

Nuk ka kontestime, miratohen tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore në këto zona

Përndoqi një 29-vjeçare, procedohet 42-vjeçari në Korçë

Avancojnë negociatat Rusi-Ukrainë, Moska konfirmon takimin e dytë: Do t’u dorëzojmë një memorandum

Ushtria Amerikane organizon paradën madhështore, përkon me ditëlindjen e Trump

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.