02:13 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pjerin Ndreu u ‘tregon prangat’ gazetarëve në Lezhë pas raportimeve në kampet e të mbijetuarve nga tërmeti (paralajmërohet dhe gazetari i Fax News Martin Marku)

14:12 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pjerin Ndreu u ‘tregon prangat’ gazetarëve në Lezhë pas raportimeve në kampet e të mbijetuarve nga tërmeti (paralajmërohet dhe gazetari i Fax News Martin Marku)

Vijojnë kërcënimet me arrestime dhe procedime ndaj gazetarëve të terrenit të cilët po raportojnë orë pas ore nga zonat e prekura nga tërmeti dhe zonat ku janë sistemuar banorët të cilët tashmë kanë mbetur pa strehë.

Kësaj here protagonist është kryebashkiaku i Lezhës i cili u ka kujtuar burgun gazetarëve pas raportimit të rasteve të banorëve të lënë në mëshirë të fatit nga njësitë vendore.

Pasi shkruajti në profilin e tij zyrtar në Facebook:
“Ju bej thirrje perfaqesuesve te mediave te Lezhes qe te mos perhapin panik dhe lajme te rreme me intervista me persona qe nuk kane asnje demtim ne banesa, por jane cu peshe me perfitu ne menyre abuzive !
Edhe njehere ju bej me dije qe te gjithe familjet qe jane te verifikuara si te pabanueshme jane akomoduar dhe trajtuar me ushqime.
Turp per kedo qe nderton lajme te paqena. Ne do procedojme penalisht ata qe abuzojne me lajme te rrreme kushdoqofte!” Pjerin Ndreu është kujdesur që tjua komunikojë dhe personalisht gazetarëve të terrenit këtë informacion të rëndësishëm.

Një telefonatë aspak miqësore ka marrë dhe gazetari i Fax News Martin Marku nga vetë kryebashkiaku i cili e ka paralajmëruar të ketë kujdes në raportime dhe se ‘vala’ e Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore mund të ‘marrë me vete’ dhe reporterët që raportojnë jo atë që prezantojnë drejtuesit e institucioneve qofshin vendore apo qendrore.

Këtë gjuhë kërcënimi përdori dhe vetë kryeministri Rama një ditë më parë nga tryeza jo krejt e rrumbullakët e mbledhjes së qeverisë ku tha se do të mbyllte forcërisht çdo kanal që mbjell panik dhe fake news, të ‘shpallura’ si të tilla nga vetë Rama.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Unionëve të Gazetarëve Shqiptarë dega Lezhë:

“Unioni i Gazetarëve shpreh keqardhjen e tij për deklaratat e kreut të Bashkisë Lezhë, zotit Pjerin Ndreu, i cili akuzon mediat se publikojnë historitë e qytetarëve që janë vendosur në çadrat e hapura nga vetë kjo Njësi Vendore. Paralajmërimi i tij se do ti dërgojë për procedim penal, janë vetëm forcë për gazetarët që janë në terren duke përcjellë minutë pas minute atë që ndodh në Lezhë e Kurbin dhe situatën post tërmet. Ne u shprehim ngushellimet e thella familjeve që humbën të afërmit e tyre dhe solidarizohemi me ato familje që sot kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje dhe do të vazhdojmë të jemi krah tyre për të qenë zëri i tyre. Reagimet e drejtuesve lokalë në Lezhë dhe disa përfaqësuesve të qytetarëve duhet të jenë në mbështetje dhe ndihmë të familjeve që kanë nevoja e trauma dhe jo të dërgojnë vëmendjen sikur faji është i gazetarëve.”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e UGSH-së.

Pas

VIDEO/ Plaka me çanta në duar, banorët në Laç braktisin shtëpitë e tyre në prag rrënimi. Asnjë polic apo punonjës vendor në zonë

Para

Erdogan në ndihmë të shqiptarëve pas tërmetit: Do të ndërtojmë 500 shtëpi për vëllezërit tanë

Para
Erdogan në ndihmë të shqiptarëve pas tërmetit: Do të ndërtojmë 500 shtëpi për vëllezërit tanë

Erdogan në ndihmë të shqiptarëve pas tërmetit: Do të ndërtojmë 500 shtëpi për vëllezërit tanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.