09:09 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Basha flet për Fax News nga Shijaku: Po bëhen diferencime me ndihmat, qindra familje në qiell të hapur

17:14 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Basha flet për Fax News nga Shijaku: Po bëhen diferencime me ndihmat, qindra familje në qiell të hapur

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Shijakut ku dhjetra familje janë prekur nga tërmeti i datës 26 Nëntor dhe që sipas tij, vëmendja e autoriteteve ka qenë diferencuese duke argumentuar se vetë banorët janë ankuar.

Basha tha gjatë një prononcimi për gazetaren e Fax News Jonada Zelka se shumë pallateve u është vendosur shiriti i kuq dhe përveç ditës së martë kur edhe ka ndodhur tërmeti, nuk kanë pasur asnjë konsulencë për menyrën se si do të veprohet me ta.

Basha vlerësoi punën e vullnetarëve ndërsa ka tërhequr vëmendjen ndaj autoriteteve shtetërore që puna që po bëhet në Thumanë dhe në Durrës si zonat më të prekura të mos lërë jashtë vëmendjes qindra familje të tjera në qytete dhe zona të tjera të vendit.

“Situata duket e rëndë, janë qindra banesa të shkatërruara sidomos në zonën e “Luginës” në këtë qytet, janë të shkaktërruara dhe të pabanueshme. Një pjesë flenë nëpër makina, e një pjesë tek të afërmit dhe vullnatarët. Banorët kërkojnë një vëmendje më të madhe. Përveç ditës së parë nuk ka pasur asnjë kontakt nga autoritetet. Nuk ka një vendim të prerë dhe çfarë do të bëhet me ta. Në këtë rast do të jem një zë i tyre dhe problemeve për t’iu ardhur në ndihmë banorëve. Sot është nata e katërt ku ata nuk kanë ku të fusin kokë. Ka nevojë edhe për ndihma materiale, ushqime dyshekë dhe batanije. Ndihma e ofruar deri më tani është e pamjeftueshmme, nuk duhet të harrojmë edhe zonat e tjera që janë prekur rëndë, përveç Durrësit dhe Thumanës, me përjashtim të vullnetarëve që kanë ndihmuar.

Banorët thonë se nuk kemi mjaftueshëm ndihma ku një pjesë e tyre janë ankuar për diferencimin, janë njerëz në nevojë dhe që kanë nevojë për ndihmë”, tha Basha për Fax News.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: lulzim bashashijak
Pas

VIDEO/ “Ishallah nuk keqpërdoren”, aktivistja nga Kosova përlotet: Kanë hequr pallton për t’ja dhuruar shqiptareve

Para

Dolën të gjallë nga rrënojat, pse vdiqën në spital disa orë më vonë Diena Karanxha, Klement Çupi dhe Saimir Gregu?

Para
Dolën të gjallë nga rrënojat, pse vdiqën në spital disa orë më vonë Diena Karanxha, Klement Çupi dhe Saimir Gregu?

Dolën të gjallë nga rrënojat, pse vdiqën në spital disa orë më vonë Diena Karanxha, Klement Çupi dhe Saimir Gregu?

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.