16:33 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Fluturojnë ndihmat nga Kosova, na thonë i kemi blerë”, banorët e Shijakut në kalçeto: Asnjë përkrahje nga shteti

19:11 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Fluturojnë ndihmat nga Kosova, na thonë i kemi blerë”, banorët e Shijakut në kalçeto: Asnjë përkrahje nga shteti

Në një kalçeto në qytetin e Shijakut dhjetra qytetarë kanë kaluar natën e kaluar ndërsa ende ngrejnë supet dhe thonë se nuk e dinë se çfarë do të bëhet me ta, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga tërmeti.

Një banore u shpreh se mbrëmjen e kaluar kanë pasur trajtim të mirë me ushqim, por kjo sipas saj nuk mjafton pasi flenë në kushtet tepër të vështira.

“Falendaroj biznesmenin që na ka strehuar këtu, shteti nuk di ç’të them se ka bërë. Ne kemi ardhur për hall këtu, politikën e bëjmë një ditë tjetër. Bashkia nuk ka bërë asgjë, është pronari i këtij kalçeto që na ka ndihmuar, bashkia as nuk na ka pyetur. Të gjitha fondet që ka bërë shteti s’di nga ikin në Tiranë, por neve asgjë nuk na ka ardhur”, tha një tjetër banor.

“Shtëpinë e kam të pabanueshme. Nuk ka forcë kryetari kot e fajësojmë atë. Bashkia dhe shteti nuk kanë bërë asgjë. Ne nuk po shajmë kryetarin ai nuk ka forcë. Punonjësit janë në shërbim por nuk kanë bërë asgjë”, tha një tjetër banor.

Një i moshuar i shpreh se këto janë kushtet, ndërsa tha se nuk ka ankesa deri më tani për ushqimet, por nga ana tjetër tregon edhe atë çfarë ndodh me shpërnndarjen e ndihmave.

“Kanë ardhur inspektorët që më shumë pyesin përjashtë se sa futen brenda shtëpive. Është vënë shiriti, ne nuk i njohim. Vetëm kanë vënë shiritin, kemi lënë të gjitha materialet brenda. Askush nuk flet për dëmshpërblime. Menaxhimi nuk është i mirë, të gjitha pallatet janë bosh, hajdutët mund të bëjnë ç’të duan në banesat tona. 

Me sa di unë këtu (në kalçeto) ndodhen mbi 150 vetë. Vijnë ndihmat se nga ikin nuk e dimë se nga shkojnë, ne nuk çojmë as kalamajtë të marrin një banane se zhduken. Na kanë dhënë një supë dhe pilaf. Kryeministri Rama mund të ketë sjellë për 500 vetë ushqim, por problemi është se nga kanë shkuar. Erdhën ndihmat bashkia duhet ti menaxhonte, përderisa u bëmë për të lypur prej fatkeqësisë, na i jepni i thashë dikujt tek shpërndarja e ndihmave të Kosovës, më tha se i kam blerë unë të gjitha. Ne nuk do zihemi me ata se është banor i zonës”, tha i moshuari.

Një zonjë u shpreh se është me ilaçe ndërsa askush nuk i ka dhënë përgjigje për ndihmat që kërkon.

Në qytetin e Shijakut raportohet për 18 pallate të klasifikuara si të bapanueshme ndërsa pasditen e sotme ka qenë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha që i ka vizituar.

Në një intervistë ekskluzive për Fax News, Basha është shprehur për gazetaren Jonada Zelka se ka një mungesë vëmendje ndaj Shijakut dhe qindrave familjeve të prekura, duke argumentuar se ky diferentizëm nuk duhet të vijojë.

Banorë të tjerë jashtë kamerave janë shprehur se kanë frikë të prononcohen pasi po të flasin nuk i dëmshpërblen më shteti, ndërsa tregojnë se kanë pasur edhe mungesë çadrash për strehim duke shtuar se qëndrojnë në qiell të hapur.

Ndërkohë në Durrës banorët janë shprehur për gazetarët e Fax News se ndihmat merren nga persona që nuk janë në nevojë, ndërsa akoma më e rëndë raportohet situata në këtë qytet e njerëzve që pavarësisht se u është vënë shiriti i kuq banesave, vijojnë të mos i braktisin nga frika e vjedhjeve në disa raste.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Një e katërta e buxhetit publik të 2020 mund të ri-orientohet drejt rindërtimit!

Para

‘Ishte shokuese’, Ami e përlotur tregon kërkesën e babait të Dienës

Para
‘Ishte shokuese’, Ami e përlotur tregon kërkesën e babait të Dienës

'Ishte shokuese', Ami e përlotur tregon kërkesën e babait të Dienës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kompania ajrore finlandeze në grevë, anulohen mbi 100 fluturime

Gripi i shpendëve, Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE

“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024! Gjysma e popullsisë në mjerim

Sot biseda Trump – Putin? Presidentit amerikan po i humb durimi, do të telefonojë edhe Zelenskyn!

Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Irani refuzon kushtin kryesor të SHBA-së për programin bërthamor

Marrëdhënia e ftohtë Meloni-Macron! The Telegraph: Raporti u përkeqësua pasi presidenti francez nuk e ftoi kryeministren italiane për telefonatën me Trump nga Tirana

Rusia e shpall Amnesty International “organizatë të padëshirueshme”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.