10:06 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Durrësi mund të përballojë edhe një tërmet tjetër 9 ballë”, inxhinieri Arben Meçe tregon pse u shkatërruan disa ndërtesa e disa të tjera jo

15:18 | 30/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Durrësi mund të përballojë edhe një tërmet tjetër 9 ballë”, inxhinieri Arben Meçe tregon pse u shkatërruan disa ndërtesa e disa të tjera jo

Tërmeti i mëngjesit të martës ishte i shkallës 6.4 Rihter, por në Durrës është ndjerë i shkallës 8 Rihter. Diçka të tillë e deklaroi pak minuta më parë inxhinieri Arben Meçe, i cili foli për gazetarin e Faxnews, Sokol Dema për pallatet e dëmtuara pas tërmetit.

Sipas inxhinierit, Durrësi e përballoi më së miri këtë tërmet. Madje, ai shtoi se qyteti është gati të përballojë edhe një tërmet tjetër deri në 9 ballë.

“Do të fillojë çdo gjë nga fillimi se nuk ka gjë tjetër. 6.4 ka qenë në qendër tërmeti, kur është transmetuar ka qenë mbi 8. Durrësi arriti ta përballonte me sukses, por ishte edhe një eksperiment për ndërtuesit për të kuptuar se kjo tipologji e re reziston në një element, por jo në një tjetër.

Muret që janë bllokuar dhe thuhet që nuk duhet të futesh, përbëjnë risk nga çdo lëkundje tërmeti. Një tërmet 5 ballësh i orientuar drejt murit e rrëzon. Tërmeti është i pabesë. Durrësi është zonë sizmike dhe nëse ne na mbërriti me 7 Rihter në Tiranë, këtu doli 8. Disa ndërtimet nuk kanë problem qëndrueshmërie dhe mund të përballojnë edhe tërmetin 9 edhe një herë. Mbi 9 është një punë tjetër pastaj”, u shpreh inxhieri Arben Meçe.

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit sqaroi edhe arsyet se përse një pjesë e pallateve janë prishur e plasaritur në Durrës, ndërsa të tjerë jo. Meçe deklaroi se pallatet që janë ndërtuar me bërthamë betoni dhe me pllaka , kanë rezistuar. Ndërsa ato banesa të ndërtuara me një tipologji të re pas vitit 2010 kanë qenë më delikate dhe janë shpallur të pabanueshme.

“Kjo lloj situate lidhet me tipologjinë e ndërtimit, me konstruksionin e betonit dhe me muret. Nëse këto konstruksione janë me bërthamë betoni dhe me pllakë poshtë, ky objekt është i sigurt, nuk diskutohet më. Po t’i shikosh me vëmendje, nuk kanë dëme konstruktive, këto banesa nuk shemben dhe nuk duhet të shemben.

Pas vitit 2010 nisi një tipologji e re e ndërtimit. Janë ndërtuar muret pa breza dhe për këtë arsye ndodhin plasaritje. Muret që kanë prerje kryq pa përjashtim do të rrëzohen përtokë. Muret nuk duhet të jenë kaq elastike. Zgjidhje është pllakë betoni dhe bërthamë. Pritej kjo goditje në mure. Muret janë ndërtuar jashtë kushteve teknike. Kur të bëhen muret e reja duhet të bëhen me kolona në qoshe. Është e riparueshme dhe kushtet jetësore bëhen absolutisht të sigurta”, deklaroi Arben Meçe.

Në fund ai ju bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë pas tërmetit dhe të mos futen në ato pallate që janë shpallur të pabanueshme.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: arben meceberthame betoniinxhinieripallatet ne durres
Pas

VIDEO/ “Na kanë ofenduar shumë, nuk na japin ndihma”, kaos në Durrës: Premtimet me hotele nuk qëndrojnë

Para

Njoftim i rëndësishëm/ 4 hapa si të përfitoni strehimin në hotel nëse banesa u është dëmtuar nga tërmeti

Para
I mbijetuari i vetëm i familjes Lala, Reuters shkruan për 17-vjeçarin: I shpëtoi jetën lavatriçja

Njoftim i rëndësishëm/ 4 hapa si të përfitoni strehimin në hotel nëse banesa u është dëmtuar nga tërmeti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas 11 javësh bllokadë, Izraeli lejon hyrjen e ndihmave në Gaza – mijëra civilë ende në rrezik urie

41 vite pritje, Tottenham triumfon në Evropë, dërgon United në “ferr”, tifozët “djegin” Londrën

(EMRAT) Dosja “Black Eagle” i SKY ECC, vijon gjyqi në Apel. Del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Akuzohen për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste në rrjetet sociale, dy të arrestuar në Kosovë

Gjermania “blindon” krahun lindor të NATO-s, afro 5000 trupa dislokohen në Lituani

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, reagon Netanyahu

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë! Letër në PE: Sanksionet e mëparshme nuk kanë sjellë rezultate

Tare – Milan, takimi vendimtar të hënën! Kohëzgjatja e kontratës dhe paga, të gjitha detajet

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.