Disa banorë të Kombinatit kanë mbetur jashtë banesave të tyre por kjo nuk është e gjitha pasi ajo çfarë tregojnë është e pazakonshme.
Njëra prej tyre tha se u është vendosur shiriti dhe teksa kërkojnë ndihma nga autoritetet, u thuhet se shiriti është vendosur kot.
“Kanë vendosur shirit, dhe kur ju kërkojmë ndihma nuk na japin përgjigje, ku ju përmendim shëritin pse e keni vënë, thonë e kemi vënë kot. Ne duam të na tregojnë që banesat tona janë të pabanueshme që të dimë çfarë të bëjmë. Nuk po futemi dot në shtëpitë tona. I lutem shtetit të vijë të bëjë një inspektim. Shiriti është vendosur përpara një ore, na thanë që nuk funksionon se duhet vula e bashkisë, bashkia nuk vjen. Nuk mund të futem dot brenda, dua një zgjidhje. Kemi qëndruar në rrugë, kemi qëndrur edhe tek lokali i kunatit, kush ka pasur nevojë ka qëndruar aty. Dikush që ka ardhur në fillim na tha se këshillonte të mos qëndronim në banesë dhe ne e kemi dëgjuar”, tha banorja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)