21:10 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Merrni përsipër riparimet, ose ju pret burgu”, Rama apel ndërtuesve në Durrës: Kam kërkuar emrat tuaj

08:19 | 02/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lulzim, unë jam gati”, Rama apelon opozitën: Kjo është koha me u ftillu

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë që u mbajt mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë apelin për ndërtuesit e pallateve.

Ai u kërkoi që të marrin përsipër të gjithë riparimin dhe dëmet materiale që u janë shkaktuar njerëzve, ndryshe do të shkojnë në burg, ku i pret një dënim nga 7 deri në 15 vite burg.

“Jemi duke punuar dhe besojmë se do ta konkludojmë shpejt dhe kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në ndërtim. Njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë gjithë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësi në godinat problematike.

Dua të bëj një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe sot hyjnë te godinat e dëmtuara por jo të rrezikshme që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse të drejtuesit të plotfuqishëm për emergjencën apo zyrën e shtabit të emergjencës në Durrës dhe të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për ti paguar një më një vetë godinat, të gjitha riparimet nga ato sipërfaqësore deri te dëmet materiale që i janë shkaktuar njerëzve.

E bëj këtë apel sepse shumë shpejt do të jetë vonë për ta. Kush do t’i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejt përpara organeve të drejtësisë, do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri. Bëhet fjalë për dëmtime që nuk kërcënojnë qëndrueshmërinë e godinës, por që vënë në pamundësi banueshmërinë e saj dhe që kanë të bëjnë me abuzime të ardhura pas,  gjatë ekzekutimit të lejes së ndërtimit.

Është e vërteta e sigurt që ndërtimet e reja të bëra që nga mesi i viteve ’90 dhe pas, 99% e tyre kanë qëndruar më së miri. Pjesa tjetër, shumë e vogël, në 99% të rasteve është abuzivizëm nga individë dhe jo kompani që kanë ndërtuar shto ujë dhe shto miell dhe në një përqindje të vogël nga kompani që kanë abuzuar me vetë lejen”, deklaroi Rama.

 

Pas

Trauma post tërmet tek fëmijët, flet Lira Gjika: Prindër tani është radha juaj të merrni situatën nën kontroll

Para

Tërmetet në botë, ja sa zgjatën paslëkundjet

Para
E vërteta mbi tërmetet/ Kjo është gjithçka që duhet të dini

Tërmetet në botë, ja sa zgjatën paslëkundjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spanjë/ Mbollën plantacion marihuane brenda ‘shtëpisë së barit’, arrestohet çifti i shqiptarëve! Era e drogës i tradhtoi, sekuestrohen 809 rrënjë

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

VIDEO/Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe

Stadiumi, biletat dhe entuziazmi i tifozëve, Baku thirrje për mbështetje të kuqezinjve: Në stadium duhet të shkojnë ata që shkojnë rregullisht.

VV-PDK gati për zgjedhje të dyfishta, presidentja konsultohet me partitë, votohet në mesin e tetorit

Tymi nga zjarret masive në Kanada mbulon një të tretën e SHBA, ndotja e ajrit arrin në nivele të rrezikshme

CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale, ja cilat vende pune rrezikojnë të zhduken!

Kombëtarja shqiptare në ndeshjen me ekipin serb, Ervin Baku: Djemtë janë në formë, duhet të jemi të ftohtë e të bashkuar

Ervin Baku: Ndeshja me Serbinë tejkalon kufijtë sportivë, por ne duhet të tregojmë qytetari

Sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon, Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.