Banorët presin furnizimin me ushqime, veshmbathje dhe çadra për të dëmtuarit. Kryetari i fshatit Fushë–Mamurras Astrit Tafa tregon se janë grupet e verifikimit në terren, dhe furnizimi është kryer me rregullsi.
Po para kamerave për Fax News, ndryshe flasin banorët, për situatën në fshatin me 7000 banorë.
“Më kanë thonë mos rri mrena, po kam hyrë prap. Mua nuk më sjell njeri çadra, asgjë kurrkush. Jam ngusht e gjallë jashtë, as me hëngër skemi gjë.
Gjysma shtëpisë më është shemb, kam ngel duke shku për miq. I lutem shtetit të na bëjë derman. As çadër asgjë. Është shtëpi e pabanueshme. As ushqime asgjë nuk kam marrë.
Kam gjashtë fëmijë dhe nuk me kanë dhënë asnjë çadër asgjë.”- u shprehën banorët.