Situata në lagjen numër 17 në Durrës është paraqitur e tensionuar paraditen e sotme, ku banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e ekspertëve të huaj, për të bërë të mundur ekspertimin e dëmeve në pallat.
Ata shprehen se kanë një jetë që punojnë dhe askush nuk iu jep përgjigje lidhur me sigurinë e godinës, ku kanë derdhur mundin e një jete.
“Kemi lënë jetën për këto shtëpi, duam të dimë gjendjen”, shprehet mes lotëve një prej qytetareve.
Sipas dëshmive të banorëve dhënë për Fax News, ky është një nga komplekset me më shumë banorë në Durrës, dhe ka përfunduar vetëm 3 vite më parë.
Tashmë në zonë kanë mbërritur dhe ekpertët e huaj, që do vendosin nëse pallati do të shpallet i pabanueshëm.