Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë, ku automjeti tip “Fuoristradë ML”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ende i pa identifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.