22:35 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mos u shfaqni të alarmuar para fëmijëve”, sociologu tregon si të menaxhojmë situatën post-tërmet: Institucionet të tregohen më serioze

16:10 | 02/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mos u shfaqni të alarmuar para fëmijëve”, sociologu tregon si të menaxhojmë situatën post-tërmet: Institucionet të tregohen më serioze

Tërmeti i mëngjesit të së martës që tronditi Shqipërinë ka futur shumë njerëz në panik. Për të treguar sesi duhet të përballohet dhe menaxhohet situata pas lëkundhjkeve të forta të tokës, foli për mikrofonin e Fax News sociologu Gëzim Tushi. Si fillim, ai sqaroi se të gjithë njerëzit kanë nevojë për mbështetje psiko-emocionale me qëllim tejkalimin e kësaj situate.

Sipas tij, është normale që njerëzit në panik të lënë shtëpitë e tyre pas lëkundjeve të tërmetit, por shtoi se një gjë e tillë krijon edhe kaos.

“Na duhet një mbështetje psiko-emocionale e personave që janë prekur nga tërmeti dhe më pas ajo materiale nga ana e qeverisë për të rregulluar dëmet. Një situatë e tillë nuk parashikohet dhe prania e panikut është e natyrshne. Ka njerëz që janë traumatizuar, është e vështirë t’i kontrollojnë situatat në familje dhe largimi i tyre nga familja nuk më duket një arsye për t’i anatemuar.

Largimi në panik siç po ndodh tani, që po ikin si ata që i kanë shtëpitë e shkatërruara, edhe ata që s’i kanë, duhet thënë që paniku krijon situata kaotike dhe shikoj këto vargjet e makinave që disa po ikin në Kosovë, disa po ikin në jug. Kam përshtypjen që duhet progresuar me rregull. Erdhi moment që ne të krijojmë një kulturë tjetër. Duhet ta përballojmë me dinjitet situatën që mund të na vijë”, tha sociologu për Faxnews.

Ai shpjegoi edhe sesi duhet të sillen prindërit me fëmijët në rastet e tërmeteve. Sipas tij, është shumë e rëndëishme që prindërit të shfaqen të qetë para të vegjëlve të tyre dhe t’ua shpjegojnë me qetësi që e gjitha kjo është një fenomen natyror që nuk e kanë njerëzit në dorë.

“Unë mendoj që një pjesë e fëmijëve janë ata që e kanë përjetuar për herë të parë tërmetin dhe kjo është një ngjarje që le gjurmë shumtë të thella tek fëmijët. Duhet shpjeguar shumë kujdesshëm që nuk varet nga ne. Duhet t’ua shpjegojmë si një fenomen natyror që ndodh.

Nëse ne jemi në një gjendje alarmante, nëse ne shfaqim një krizë, atëherë edhe gjurmët që lemë tek fëmijët është shumë e thellë. Ka shumë mënyra për t’ua shpëejguar, në mënyrë artistike, në mënyrë metaforike”, u shpreh Gëzim Tushi.

Përveç këshillave sesi duhet ta përballojmë situatën post-tërmet, Tushi komentoi edhe menaxhimin e deritanishëm të pasojave që shkaktuan lëkundjet e tokës si edhe qëndrimin e politikës deri tani. Për sociologun, është shumë mirë që palët politike të jenë bashkë në raste të tilla. Nga ana tjetër, ai kërkoi që institucionet të jenë më serioze në këto raste.

“Unë nuk mendoj se nuk ka përpjekje serioze për ta menaxhuar situatën, por kjo që na ndodhi do të thotë që duhet ta mendojmë ndryshe menaxhimin e një situate të ngjashme. Institucionet duhet të jenë më serioze dhe strukturat e emergjencës më eficente. Më ka ardhur mirë që shoqëria shqiptare, edhe pse me problemet e saja, është treguar solidare.

Më ka ardhur mirë edhe që politika është më e bashkuar në këto ditë. Më ka ardhur shumë që të dyja palët janë treguar më mbështetëse të njëra-tjetrës duke vlerësuar që ky fenomen nuk na ndan në të majtë dhe në të djathtë”, deklaroi Gëzim Tushi për Fax News.

(M.I/ Faxweb.al)

Etiketa: femijetgezim tushetermeti
Pas

FOTOT/ Basha i përgjigjet sërish Ramës: Është momenti të veprohet, ky është plani që propozojmë ne

Para

Kompanitë e sigurimeve në gadishmëri me fonde. Mbështetje jo vetëm për klientët!

Para
I mbijetuari i vetëm i familjes Lala, Reuters shkruan për 17-vjeçarin: I shpëtoi jetën lavatriçja

Kompanitë e sigurimeve në gadishmëri me fonde. Mbështetje jo vetëm për klientët!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.