Këshilltari në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësuesi i diasporës shqiptare në SHBA, pasi është takuar me disa nga krerët e vendit, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe për çfarë kanë nevojë qytetarët e prekur nga tërmeti.
Gjonaj tha mes të tjerash se kjo ngjarje tregoi solidaritet të madh ndërsa ndihma e diasporës shqiptare sipas tij nuk ka munguar dhe as nuk do të mungojë.
Shqiptari i Amerikës theksoi se është e rëndësishme që dhënia e ndihmave të vijojë ashtu sikurse në ushqime dhe veshmbathje, edhe në para.
“Kosova ka ndihmuar vendin, ne cfare mund te bejme? Eshte nje pyetje qe do vijojme ta bejme pasi kjo situate do te zgjas. Eshte koha per te menduar per te ardhmen e Shqiperise dhe duhet te mesojme qe ti parandalojme ne te ardhmen. Me inxhiniere dhe arkitekte dhe ndihme mjeksore nga gjithe bota erdhen, ju lutem vijoni te ndihmoni me para, ushqime dhe veshje por me se shumti ju lutem permendi shqiptaret ne lutjet tuaja, jemi ketu te japim suportin tone, jemi ketu te informojme diasporen per cfare nevojitet njerezit tone kane kaluar nje traum.
Ne mbledhjen me politikanet diaspora duhet te kuptoje qe ka akoma nevoje per ndihma. Lutjet shkojne per personat qe humben familjet, ndajme dhimbjen me ju, kemi vizione dhe memorie qe do na shoqerojne gjithmone. Sapo morem vesh per termetin kuptuam qe ishte koha dhe detyra jone te veprojme. U bashkuam kaq shume per nje kauze, ku njerezit tane kerkonin ndihme sollen jo vetem mjete por dhe njerez ne ndihme te banoreve, kerkuam nga qeveria se cfare kerkonin me shume nga ne, gatishmeri per te ndihmuar. Ne takuam te gjithe palet e partive dhe u treguam se jemi te gatshem te ndihmojme”, tha Gjonaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)