12:55 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri”

20:24 | 02/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri”

“Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri”. Kështu e nis reagimin e saj gazetarja, Edona Haklaj e cila i kundërpërgjigjet ngjarjeve të fundit që kanë të bëjnë me mbylljen e disa mediave online si dhe kërcënimin e mediave në përgjithësi nga kryeministri Edi Rama me pretekstin se përhapin paniK.

Më tej gazetarja shpehet me ironi se nga sot, ne pronarët e mediave skandaloze në Shqipëri, kemi vendosur të mos transmetojmë as deklaratat, as konferencat dhe as videot-live që kryeministri i vendit dhe kabineti qeveritar transmetojnë në median e vetme ‘serioze’ dhe ‘etike’ në vend, ERTV

Haklaj argumenton se kjo duhet të zgjasë derisa “pronari i ERTV” të kërkojë falje për akuzat që ka bërë ndaj medias por edhe fjalorit aspak etik me të cilin u është adresuar.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri.

2 dhjetor, 2019

Nga sot, ne pronarët e mediave skandaloze në Shqipëri, kemi vendosur të mos transmetojmë as deklaratat, as konferencat dhe as videot-live që kryeministri i vendit dhe kabineti qeveritar transmetojnë në median e vetme ‘serioze’ dhe ‘etike’ në vend, ERTV. Vendimi do jetë në fuqi derisa pronari i medias në fjalë të kërkojë falje mbi llumin e derdhur me vetëdije të plotë mbi ‘kazanin mediatik’, duke i kthyer ‘kazanet tona’ në macen e zezë përballë deles së tij të bardhë.
Vendimi ndër të tjera përfshin dhe kërkesë për dëmshpërblim moral dhe monetar, mbi gjithë dëmin psikologjik dhe fyerjen e shpifjen ndaj stafit dhe audiencës tonë mediatike.
Dëmshpërblimi do vihet në dispozicion të familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

P.S Ky do të ishte njoftimi më me vlerë dhe më normal në një Shqipëri tjetër, normale.
Por meqë kjo deklarata nuk ekziston dhe po e pranoj që e kam shkruar unë me mendjen time, pres të ndiqem penalisht për përhapje të informacionit të rremë dhe shkaktim paniku tek pala e paditur ?

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramaEdona haklajmediamedia skandaloze
Pas

Kurti-Mustafa pa një marrëveshje zyrtare, zbulohet çfarë e pengoi krijimin e qeverisë së re

Para

FOTOT/ Tërmeti dëmton kollonën e pallatit në qendër të Tiranës, pronarët e riparojnë pa shkuar ende ekspertët

Para
FOTOT/ Tërmeti dëmton kollonën e pallatit në qendër të Tiranës, pronarët e riparojnë pa shkuar ende ekspertët

FOTOT/ Tërmeti dëmton kollonën e pallatit në qendër të Tiranës, pronarët e riparojnë pa shkuar ende ekspertët

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Burg dhe gjoba të mëdha për shtesat pa leje”, Rama paralajmëron ndërtuesit

Trafik droge nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, 13 urdhër arreste, të përfshirë edhe policë

Operacioni “Ura”, Apeli i GJKKO shtrëngon masën për avokatin e arrestuar

“Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”, Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës

Vijon operacioni “Pritja”/ Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Aulon Kalaja ankimon vendimin e KAS: Të hapen të gjitha kutitë e Durrësit, në SPAK nëse merret vendim i njëjtë

“Paketa e Maleve”, Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden”

Tentativa e 45-të/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kavajë/Vijon operacioni “Plazhi i lirë”, procedohen penalisht 3 shtetas për zënien e hapësirave publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.