12:02 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kur bie tërmet të gjithë mund të bëjmë gabime, cilat janë ato që rrezikojmë jetën

22:09 | 02/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Këto janë 3 pikat me rrezikshmëri të lartë”, Inxhinierja Luljeta Bozo flet për tërmetet: Pse nuk duhet të kemi panik

Inxhinierja Luljeta Bozo jep disa këshilla për këdo shqiptar që përballet me tërmetin. E ftuar në oranews, inxhinierja shprehet se ka disa veprime fare elementare që një njeri duhet të kryejë kur përballe me lëkundjet e tërmetit.

“Nuk është se e kaluam këtë tërmet edhe shpëtuam. E para dhe e dyta, duhet të mësohemi, që kur bie tërmeti, nuk duhet lëvizur. Janë ca gjëra fare elementare. Sepse lëvizin, vrapojnë nëpër shkallë. Është gjithë pallati. E keqja më e madhe është që futemi në ashensor, që nuk lejohet kur ka lëkundje sizmike, se mund të bllokohesh dhe mund të ngelesh edhe brenda.

Vrapojnë nëpër shkallë dhe përplasen me njëri-tjetrin, duke thyer këmbë e kokë vetëm nga paniku. Ndoshta nuk ka vend për panik. Rri poshtë një tavoline të qëndrueshme, ose mos lëviz fare nga vendi. Ose rri poshtë asaj katrorit të derës, kur është më murë jo me kartonxhez. Sepse aq është ajo, disa sekonda“ – shprehet inxhinierja Luljeta Bozo.

Pasi kanë mbaruar lëkundjet puna e dytë është të shikosh nëse shtëpia juaj ka çarje. “Pas atyre pak sekondave, dil dhe shiko nëse ke çarje të mureve. Hidhi një sy shtëpisë. Mos shiko se çfarë qelqurinash të ranë.

Zbrit, dil përjashta nga shkallët. Dhe këtu duhet edukimi. Duhen parë difektet që shihen me sy, edhe nga një jo-profesionist, por që e kuptojnë se përbëjnë rrezik. Përshembull, nëse është godinë me muraturë dhe ka çarje diagonale, 45 gradë është e rrezikshme.

Nëse e ke me kolonë dhe me trarë dhe aty ku bashkohet kolona me traun ka çarje, ose në katin e parë ka marrë shumë çarje kolona ajo është e rrezikshme. Atëherë mos u fut brenda pa ardhur pa të thënë specialisti që të hysh apo të mos hysh. Mos rreziko kokën pasi jeta është e para. Po nuk ke jetën nuk bën dot asnjë gjë./Oranews

Pas

Nuk ka surpriza/ Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për të 6 herë, argjentinasi thyen rekordin

Para

VIDEO/ “Një plagë e madhe edhe në zemrën time”, e veshur me të zeza për humbjen e 7 njerëzve të afërm, Evi Reçi jep mesazhin prekës në emisionin e saj

Para
VIDEO/ “Një plagë e madhe edhe në zemrën time”, e veshur me të zeza për humbjen e 7 njerëzve të afërm, Evi Reçi jep mesazhin prekës në emisionin e saj

VIDEO/ "Një plagë e madhe edhe në zemrën time", e veshur me të zeza për humbjen e 7 njerëzve të afërm, Evi Reçi jep mesazhin prekës në emisionin e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mediat italiane pasqyrojnë zjarret në jug të Shqipërisë: Situatë kritike në Borsh, evakuohen turistë dhe banorë

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon një avion zjarrfikës Canadair

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.