03:57 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngecja e bisedimeve, LDK-ja ka një ofertë të re për Vetëvendosjen

13:44 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngecja e bisedimeve, LDK-ja ka një ofertë të re për Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka propozuar edhe një skenar tjetër partisë së Albin Kurtit, në rast se ajo nuk pajtohet t’ia japë LDK-së postin e presidentit, atë të kryeparlamentarit, si dhe pesë ministri.

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, thotë se Vetëvendosja mund të zgjedhë edhe që t’ia lënë pozitën e kryeministrit e ministritë dhe ta marrin pozitën e të parit të shtetit e atë të kreut të Kuvendit. Si dhuratë për këtë, Veliu ia premton edhe një ministri plus.

Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy partive të dala të para nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk po u shkon fort mirë diskutimi për pozita, në fazën e fundit të përpjekjeve për të krijuar qeverinë e ardhshme.

Edhe pse, pas disa takimeve që patën në nivel të grupeve punuese, deklaruan se kanë harmonizuar programin 100 për qind, takimet kokë më kokë në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës po përcillen me mospajtime.

Derisa afati ligjor për të thirrur seancën konstituive të Kuvendit, tashmë ka filluar, partitë që premtuan lidhjen e marrëveshjes menjëherë pas certifikimit, kanë ngecur në pikën e ndarjes së pazarit.

VV-ja me gjasë kishte menduar se nëse radhitet si parti e parë do ta ketë të lehtë punën me partinë e Mustafës, këta të fundit po insistojnë se ndarja e ministrive duhet të bëhet sipas principit “fifty-fifty”.

Dje Kurti u pa megjithatë optimist derisa u nis për t’u parë në Kuvend të Kosovës me Isa Mustafën, mirëpo, lajmin që tha se do ta jepte 72 orë pas certifikimit, nuk arriti ta transmetonte para mediave.

Mustafa në anën tjetër, kishte shkuar në takim me Kurtin me disa kërkesa, për të cilat ishte vendosur në kryesi të LDK-së.

Agim Veliu, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar sot gjatë ditës për Gazetën Express se arsyeja se pse dje nuk u arrit marrëveshja LDK – VV ishte sepse dy partitë duan t’i detajojnë mirë të gjitha çështjet në mënyrë që të mos ketë probleme në vazhdimësi.

“Po duan me i detalizu mirë të gjitha çështjet që mos me pasë probleme në vazhdimësi, nuk e besoj për ndonjë ministri të caktuar, ne jemi marrë vesh ashtu në LDK që me pasë ndarje të barabartë edhe tash është çështje e atyre si e vlerësojnë ata”, thotë Veliu. Ai shton se bisedimet s’kanë ngecur për shkak të ndonjë ministrie të caktuar, pasi diskutimet s’kanë arritur në atë pikë.

“Jo nuk kemi pasë kërkesë për ministri të caktume, s’kemi kalu në atë fazë, nuk kemi kalu në atë fazë të bisedimeve”, shton tutje.

Agim Veliu thotë se dy partitë e dala si më të votuara nga zgjedhjet, para se të hyjnë në koalicion duhet të vendosin për punën e presidentit, në mënyrë që të mos shkohet përsëri në zgjedhje, brenda një viti e gjysmë.

“Puna e presidentit duhet të jetë në tavolinë, sigurisht duhet të definohet, sepse pas një viti e gjysmë puna e presidentit mund ta çojë vendin në zgjedhje përsëri, duhet të definohet të kenë qëndrim. Na e kemi kërku që ajo të jetë e LDK-së që të propozojë një kandidat, sigurisht ata duhet të marrin obligim, që të punojnë, ai kandidat që të propozohet nga LDK-ja të zgjidhet. Edhe kryeparlamentarin”, thotë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Agim Veliu ka bërë të ditur për Gazetën Express se në parti janë pajtuar që në rast se VV-ja nuk pranon skenarin që këta të marrin presidentin, kryeparlamentarin, t’ua ofrojnë këto pozita atyre, në mënyrë që kryeministri t’i kalojë LDK-së.

Veliu thotë se në këtë mënyrë, LDK-ja do t’ia jepte edhe një ministri shtesë VV-së, pra 6+4.

“Ne kemi menduar që kryerparlamentari, presidenti dhe gjysma e ministrive me i taku LDK-së, pjesa tjetër, kryeministri me ministri me i taku VV-së, ose e kundërta. Nëse atyre ju duket shumë, mund të bëhet edhe e kundërta, ne e pranojmë edhe variantin e kundërt, kryeministri me qenë i yni e ndoshta edhe ndonjë ministri tepër ua kishim dhanë”, ka bërë të ditur ai.

LDK-ja dhe VV-ja sot do të pauzojnë nga takimet në nivel të liderëve, si reflektim mbi kërkesat e Mustafës për Kurtin. Mbledhja e ardhshëm, kurdo që caktohet do të jetë për të parë përgjigjen e të parit të VV-së, mbi çështjet që ngriti LDK-ja.

Dy partitë tashmë kanë siguruar votat e nevojshme për Kuvend të Kosovës, nëse arrijnë të pajtohen. Procesi i zgjedhjes është në dorë të presidentit Hashim Thaçi

Pas

“Diku ka çaluar kjo hallkë”, inxhinjerja Luljeta Bozo flet për restaurimet e banesave: Ja kush duhet të jetë patjetër prezent

Para

Pasojat e tërmetit shkatërrues në Durrës: 1183 të shembura dhe 558 pallate të dëmtura rëndë

Para
Blendi Fevziu zë ”ngushtë” zv.ministren/ Ja kush i vjen në ndihmë nga paneli

Pasojat e tërmetit shkatërrues në Durrës: 1183 të shembura dhe 558 pallate të dëmtura rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.