12:22 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pallatet janë skena krimi”, ministri Lleshaj tregon provat që janë mbledhur në Durrës: 3 kategoritë e përgjegjësve

13:34 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pallatet janë skena krimi”, ministri Lleshaj tregon provat që janë mbledhur në Durrës: 3 kategoritë e përgjegjësve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka qenë sot në Durrës, ku ka inspektuar disa objekte që do të shemben, pasi kanë pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Lleshaj u shpreh se të gjitha pallatet ku ka pasur humbje njerëzore janë skena krimi, dhe prej aty janë grumbulluar të gjitha provat materiale në bashkëpunim me policinë. Mes provave të administruara Lleshaj përmendi çelikun e përdorur, hekurin dhe betonin me të cilën janë ndërtuar pallatet.

Pyetje: Policia do të marrë tashmë të gjitha provat si për godinat që janë shembur, por edhe ato që janë në plan për t’u shembur?

Lleshaj: Sigurisht, këto ditë ne kemi parë vetëm atë pjesën më tragjike të asaj që ka ndodhur, varrimin e shumë njerëzve që humbën jetën. Kjo që po shohim tani është edhe varrosja e disa godinave që në fakt janë shembur vetë. Tani thjesht po bëhet transporti i tyre drejt vendeve të grumbullimit të mbetjeve.

Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia e gjithkujt që ka lidhje me këtë cedim që kanë patur në disa godina, kryesisht pallate dhe disa godina të tjera.

Që ditën e parë pavarësisht se publiku ka parë forcat e ndërhyrjes që kanë bërë punën për evakuimin e njerëzve, për shpëtimin e njerëzve, paralel me këta kanë punuar edhe strukturat e tjera të Policisë, të cilat nuk janë edhe aq shumë të dukshme ndoshta nga pikëpamja e uniformave, kanë punuar për të evidentuar gjithçka që lidhet me veprimtari të mundshme kriminale.

Të gjitha pallatet ku ka patur humbje jete njerëzore, janë skena krimi, konsiderohen nga Policia si skena krimi dhe si të tilla janë trajtuar.

Aty janë grumbulluar provat materiale dhe janë administruar në bashkëpunim me Prokurorinë.

Pra gjithçka është bërë me një skrupolozitet të paqortueshëm dhe sot për çdo godinë që është rrëzuar përfundimisht, provat janë të administruara sipas procesit përkatës procedural ligjor.

Ndërkohë që një ekip i madh hetuesish, investigatorësh, të Policisë së Shtetit, Prokurorisë po merren me verifikimin e thellë, hetimin e thellë, i cili do të na japë pastaj dhe përgjigjet për gjithçka ka ndodhur dhe për gjithçka që nuk ka ndodhur, sepse kemi diferenca.

Kemi raste kur dy pallate janë ngjitur dhe një pallat është shembur dhe tjetri jo, pra një përgjigje duhet kërkuar përse është shembur ky dhe jo ky tjetri.

E para, gjëja kryesore që ka të bëjë me fiksimin dhe administrimin e provave është bërë. Të gjithë elementët e provës materiale që duhen për këtë rast konkret janë tashmë të administruara nga policia,  çeliku i përdorur, hekuri i përdorur, betoni e të tjera me radhë janë të administruara ashtu siç administrohen provat në një vepër penale.

Ajo që pason tani është hetimi. Hetimi i thelluar i dokumentacionit, i përgjegjësive dhe kemi dy kategori përgjegjësish këtu: kemi kompanitë e ndërtimit ose ndërtuesit, të cilët kanë ndërtuar pallate me cilësi jo të përshtatshme; kemi ata që kanë ndërhyrë në pallate dhe i kanë kthyer ata në rrezik për qytetarët, dhe kemi edhe administratorët, kemi pjesë të administratës, të cilët kanë qenë rojet publike që këto gjëra të mos ndodhin.

Pra janë këto 3 grupe, të cilat do të hetohen me rigorozitet maksimal.

Sot Kryeministri e përmendi edhe në takimin e mëngjesit të Qeverisë që kjo punë duhet të ndodhë shpejt dhe me seriozitetin më të lartë.

Dhe pikërisht për këtë jam këtu, bashkë me një ekip të Policisë së Shtetit në mënyrë që ky shqetësim publik të marrë përgjigje sa më parë.

Edhe njëherë theksoj se askush nuk vë gishtin në një pallat, pa u marrë të gjitha provat, fotot, materialet e gjithçka.

Gjithçka është marrë dhe do të merret deri në fund.

Aktualisht jemi të përqendruar te banesat kolektive dhe pastaj në fazën tjetër do të shkojmë në banesat individuale. Por sidomos kolektivet janë prioriteti absolut i momentit.

Pas

Plagoset brenda lokalit i riu në Vlorë, përfundon me urgjencë në spital

Para

“Diku ka çaluar kjo hallkë”, inxhinjerja Luljeta Bozo flet për restaurimet e banesave: Ja kush duhet të jetë patjetër prezent

Para
“Diku ka çaluar kjo hallkë”, inxhinjerja Luljeta Bozo flet për restaurimet e banesave: Ja kush duhet të jetë patjetër prezent

"Diku ka çaluar kjo hallkë", inxhinjerja Luljeta Bozo flet për restaurimet e banesave: Ja kush duhet të jetë patjetër prezent

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni ‘Ura’/ Mara jep detaje: Qendra ishte në Puglia, Belgjikë, Gjermani, Hollandë dhe Amerikën e Jugut! U sekuestruan 3 restorante dhe një televizion në Vlorë

‘Ndoqëm paratë përtej kufirit’, prokurori italian: Bashkëpunimi me SPAK i suksesshëm, nuk patëm rrjedhje informacioni

Para të gatshme 1 mln euro, transferta në Amerikën Latine e policë të përfshirë”, detaje nga operacioni i madh antidrogë

“Bashkëpunim perfekt”/ Kryeprokurori i Barit për operacionin antidrogë: Mafia shqiptare forcë e madhe. Kam besim tek SPAK, do ta luftojë krimin

SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge! Kontrolle në 4 ambiente, sekuestrohen dokumente false! Një 33-vjeçar në pranga

Shiste doza kokaine, në qytetin e Mamurrasit dhe në zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja

Sulm me thikë në Holandë! Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie

City tërhiqet nga gara për Wirtz, sulmuesi gjerman pranë Bayern Munich

Humbja e thellë, PD ankohet përmes kompanisë së lobimit në SHBA: Hetim ndërkombëtar për zgjedhjet dhe qeveri teknike

Natë e dhunshme në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.