Qytetarët e Rrogozhinës janë sensibilizuar me viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit të cilët humbën jetën nën rrënojat e banesave dhe bizneseve pas tërmetit 6.4 ballësh që tronditi vendin.
Nisma është marrë nga anëtarët e shoqërisë civile të cilët kanë ndezur qirinj në qendër të qytetit ndërsa atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.
Nga tragjedia natyrore mbetën të vdekur 51 persona dhe mbi 900 të tjerë morën lëndime disa prej të cilëve edhe të rënda.
(F.GJ/FAXWEB.AL)