07:21 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbi motrën dhe mbesën nga tërmeti, rrëfehet vëllai i Diena Karanxhës: Si e mora vesh lajmin e pabesueshëm

07:27 | 04/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbi motrën dhe mbesën nga tërmeti, rrëfehet vëllai i Diena Karanxhës: Si e mora vesh lajmin e pabesueshëm

Qindra qytetarë durrsakë, kanë ardhur ti japin nderimet e fundit viktimave. Një detaj prekës i ka emocionuar të gjithë. Ajeti, i përcolli për në banesën e fundit vajzën dhe mbesën me fustan nusërie.

Top Story, u rikthye në vendin e tragjedisë një ditë pasi anëtarët e familjes Meçja u përcollën në banesën e fundit. Aty, shfaqej i trishtuar vëllai i Dienës, Marildoja. Vështrimi i tij i ngrysur orientohej drejt rrënojave që dikur ishin banesa e kujtimeve dhe ëndrrave të bukura të fëmijërisë.

“Kam kaluar fëmijëri, kemi luajtur me fëmijët, shokët, kam kujtime me prindërit, me motrën”, tregon Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Përmes medieve, bashkëshortja e Marildos informohet për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri. Ata provojnë të lidhen me të afërmit por askush nuk përgjigjej.

“Xhaxhai kishte ardhur në Durrës nga Kavaja edhe më tha Marildo ka rënë pallati. Si mo ka rënë pallat? Babai është këtu me mua, mendova se mos ishte mënyrë të thëni do kenë rënë muret. Tha: Diena, mami dhe Esiela janë brenda, Dienës i dëgjojmë zërin”, tregon Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Marildo mbërrin në atdhe me avionin e parë. Nxitimthi mbërrin në lagjen ku është rritur në qytetin bregdetar.

“Një shok nga Tirana më shoqëron për këtu, dhe kur kthehemi tek lagjja nuk shikoj pallatin, pallati kishte rënë. Ishte babai aty, i dërrmuar”, rrëfen Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Aty, ai kupton se në rrënoja kishte mbetur nëna, motra dhe mbesa. Zoti kishte vendosur ti merrte nga kjo botë. Diena, kishte ndjerë tërmetin e parë të rënë rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Ajo ndodhej me vajzën në një banesë në lagje tjetër ku jetonin me qira. Duke menduar se ndërtesa ku jetonin prindërit ishte më e sigurt, nënë e bijë zhvendosen për atje. Aty, vulosin fatin e tyre të zi.

Gjatë momenteve të shembjes së pallatit, arrin të dalë me dëmtime të lehta Ajeti. Ai sot është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk dihet saktësisht se si ka arritur të dalë.

“Ai ndihej i abandonuar, ndihej fajtor edhe pse si ndodhën rrethanat s’kishte mundësi ti shpëtonte se mbeti i bllokuar në dhomë, dhoma ra mbi garazh. Në atë moment dëgjon Esielën që bërtet, bërtet… thotë gjyshi… apo bërtet, edhe siç bie nën garazh, pas 7-8 minutash del nuk e di drita hënës apo projektori dritë nga rruga, del duke lëvizur gurët, me mbathje, kanatjere e fillon kërkon”, rrëfen Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Pas

“Lanë pas 6 jetimë”, Ermal Fejzullahu bën gjestin e papritur për familjen që humbi dy djemtë në rrënoja

Para

Situata pas tërmetit/ Bledi Çuçi flet për akomodimin e banorëve: 525 pallate të dëmtuara, 6500 persona në çadra

Para
Situata pas tërmetit/ Bledi Çuçi flet për akomodimin e banorëve: 525 pallate të dëmtuara, 6500 persona në çadra

Situata pas tërmetit/ Bledi Çuçi flet për akomodimin e banorëve: 525 pallate të dëmtuara, 6500 persona në çadra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot nis rinumërimi i 1282 kutive të qarkut Tiranë, do të shqyrtohen votat për partitë dhe kandidatët

Parashikimi i motit 18 qershor 2025

IOM: Të paktën 60 persona dyshohet se janë zhdukur në dy përmbytje vdekjeprurëse anijesh pranë Libisë

Rusia-Izraelit: Ndal sulmet “e paligjshme” ndaj Iranit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.