Banorët që janë me qira vjetore në shtet, po nxirren jahstë nga godina 15 në Qytet Studenti. Janë 95 familje, të cilat me ekspertizë private kanë marrë garancinë që objekti është jashtë rrezikut, ndërsa bashkia kërkon që ti nxjerrë jashtë me pretendimin e pasigurisë.
Në një intervistë për Fax News banorët shprehen se nuk do të dalin nga banesa, pasi kanë shumë vite që banojnë aty dhe se shteti po i nxjerr pa të drejtë.
“Çdo banor ka investuar para në banesat e tij. Unë me vertë i kam bërë që të jetoj mirë për vetë. Kaluam një traumë nga tërmeti dhe nuk erdhi njeir të shqetësohej dhe vijnë tani pas 10 ditësh. Para dy javësh na u tha nuk ka problem godina dhe tani duan që të na nxjerrin nga benesa. Këtu nuk banojnë student, banojnë banorë. Shtëpitë janë shumë mirë brenda, kemi investuar. Shteti po na nxjerr jashtë pa të drejtë. Kam 12 vite që jetoj në këtë banesë. Ku të shkojmë, ku të mbytemi!”– shprehen banorët.