21:26 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bamirësi me “vendim nga lart”- Kush janë institucionet që kanë detyruar punonjësit të lënë rrogën për tërmetin

12:55 | 04/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Burgosja e gazetarëve, aktivistëve, mbyllja e mediave/ ISP ”shuplakë” qeverisë: S’jemi në gjendje të jashtëzakonshme, ERTV mjet propagande

Menjëherë pas tërmetit që preku vendin në 26 Nëntor, qeveria shqiptare shtriu dorën në drejtim të qytetarëve dhe të bizneseve për të ndihmuar, pa bërë publik në asnjë rast shumën që kanë në dizpozicion emergjencat shqiptare për rastet e fatkeqësive natyrore.

Nuk munguan ndihmat, dhe as donacionet nga brenda dhe jashtë vendit, por një presion i pazakontë është duke u zhvilluar në drejtim të punonjësve të administratës në disa institucione, ku iu kërkohet të dhurojnë para nga rrogat për personat e prekur nga tërmeti, një pjesë e të cilëve kanë mbetur të pastrehë.

Faxweb.al raportoi i pari urdhërin e dyshimtë të Policisë së Shkodrës, që detyronte punonjësit që të linin një pjesë nga rroga mujore, për të prekurit nga tërmeti, ndërkohë që një urdhër i njëjtë është dhënë dhe nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.

Në një shkresë të bërë publike për mediat, vetë Leskaj urdhëron veten e tij të japë si ndihmë një shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra, dhe vlera ulet në raport me pozicionin dhe rrogën që kanë punonjësit.

Po ashtu sot në media, pati raportime se një udhëzim i tillë është dhënë dhe për mësuesit, por akuzat u mohuan nga ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila tha se dhurimet nuk mund të bëhen me detyrim.

Pak ditë më parë dhe vetë Rama me ministrat, si dhe deputetët socialistë vendosën që të linin rrogën e muajit Nëntor për bamirësi, e megjithatë gropa që ka krijuar tërmeti në financat shqiptare, nuk mund të mbushet me dhurime, por duhen strategji afatgjata në rikuperimin e dëmeve, dhe ringritjen e vendit nga një goditje e tillë me pasoja fatale.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

I shpëtoi jetën shqiptarëve nën rrënoja, presidenti Meta puth qenin e FSK-së

Para

Kokainë brenda ‘Audit”/ Kapen mat 4 të rinjtë te Liqeni në Pogradec, po bëheshin gati të tregtonin drogën

Para
Kokainë brenda ‘Audit”/ Kapen mat 4 të rinjtë te Liqeni në Pogradec, po bëheshin gati të tregtonin drogën

Kokainë brenda 'Audit"/ Kapen mat 4 të rinjtë te Liqeni në Pogradec, po bëheshin gati të tregtonin drogën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i Madh në 100 Ditë – Bashkohuni në Besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Robert Francis Prevost, kush është Papa i ri që u zgjodh nga 133 kardinalët në krye të Vatikanit

Dom Gjergj Meta, ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.