16:42 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Për Gjeneralin e dorëhequr që sot bën Ministrin e Brendshëm”, gazetarja ngre pikëpyetje të forta për vdekjen e oficerit te Kavalishenca

13:53 | 04/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Për Gjeneralin e dorëhequr që sot bën Ministrin e Brendshëm”, gazetarja ngre pikëpyetje të forta për vdekjen e oficerit te Kavalishenca

Tërmeti i 21 Nëntorit në Durrës nuk kurseu as jetën e pedagogut të Akademisë së Sigurisë Bajram Hajdermetaj, i cili u gjet i pajetë pranë ambienteve të Kavalishencës në Durrës.

Gazetarja Aranita Brahaj i ka ngritur disa pyetje publike Ministrin të Brendshëm Sandër Lleshaj, pasi sipas saj Kavalishenca ishte dëmtuar që prej tërmetit të 21 Shtatorit, dhe raportet nuk ishin marrë parasysh.

“Pyetje për Gjeneralin e Dorëhequr që sot bën Ministrin e Brendshëm, a ka në tavolinë një relacion për dëmet dhe statusin e rrezikshmërisë së godinave të Kavalishencës pas tërmetit të datës 21 Shtator. A ka patur ndonjë plan për evakuim të personelit dhe rezidentëve në Godinat e Institucionit.

A duhet të ishte Oficeri Hajdarmata datën 26 Nëntor rezident në shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme. A ka fajtor për papërgjegjshmëri në vlerësimin e riskut në godina të Ministrisë. Po prokruoria a po heton per fatkeqesine ne Shtepine e Pushimit “, shkruan mes të tjerash Brahaj.

Postimi i plotë i gazetares:

Tragjedia në ambientet e Kavalishencës! Pyetje për Ministrinë e Brendshme

Pas tërmetit të datës 21 shtator godina nr 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e njohur si kavalishenca u klasifikuar e dëmtuar, jo funksionale me muratura të dëmtuara të rrezikshmërisë së lartë. (dokument zyrtar i mare në faqen e APP Ref-42518-11-06-2019, Terma reference).

Për këtë godinë Autoriteti ka shpallur në datën 7 nëntor 2011 një Tender për Shërbim Projektimi për Hotelin nr 4, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës. Tenderi ka Ref-42518-11-06-2019. Fondi limit për shërbim projektimi është 5 888 388 Lekë. Projektimi do të bazohej në nevojën për konstruksion të plotë të godinës.

Në datën 2 Dhjetor 2018, APPP në Buletinin Periodik shpalli anullim të tenderit pasi Objekti (Material) i Shërbimit të kërkuar „është shkatërruar plotësisht struktura mbajtëse beton arme“. Të gjitha këto dokumenta të cituara më lart janë në sistemin dhe buletinin e Axhensisë së Prokurimit Publik.
Në datën 26 nëntor Në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme mbeti pa jetë një funksionar i Policisë së Shtetit. Sipas burimeve rezident në atë Shtëpi Pushimi kanë qenë atë natë edhe të tjerë student të akademisë së policisë dhe trajner.

Pyetje për Gjeneralin e Dorëhequr që sot bën Ministrin e Brendshëm, a ka në tavolinë një relacion për dëmet dhe statusin e rrezikshmërisë së godinave të Kavalishencës pas tërmetit të datës 21 Shtator. A ka patur ndonjë plan për evakuim të personelit dhe rezidentëve në Godinat e Institucionit. A duhet të ishte Oficeri Hajdarmata datën 26 Nëntor rezident në shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme. A ka fajtor për papërgjegjshmëri në vlerësimin e riskut në godina të Ministrisë. Po prokruoria a po heton per fatkeqesine ne Shtepine e Pushimit

Foto që po ilustrohet ky status janë marrë nga terma reference të tenderit.

Pas

Kryebashkiaku socialist i kundërvihet Ramës për punën e medias: Kanë raportuar gjendjen reale në kushte të vështira ashtu siç është

Para

“Stooop mos përhap panik”, dalin fotot brenda pallatit që Lleshaj e cilësoi të parrezikshëm duke i ngritur zërin shefit të Urabnistikës

Para
“Stooop mos përhap panik”, dalin fotot brenda pallatit që Lleshaj e cilësoi të parrezikshëm duke i ngritur zërin shefit të Urabnistikës

“Stooop mos përhap panik”, dalin fotot brenda pallatit që Lleshaj e cilësoi të parrezikshëm duke i ngritur zërin shefit të Urabnistikës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Rebelët Houthi sulmojnë anijen greke në Detin e Kuq, vrasin 3 marinarë

Balla pret ambasadorin e ri spanjoll Gabriel Cremades Ventura: Spanja mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030!

BE-ja i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Rama mbërrin në Bashkinë e Fierit, takim me zyrtarët lokalë për lirimin e hapësirave publike

Situata në Lindjen e Mesme, ministri izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Gaza drejt përparimit!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.