04:56 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Udhëheqësit e NATO-s në 70-vjetorin e krijimit? Polemikat dhe zbehjet mes drejtuesve të botës, çfarë ndodhi në Londër

16:12 | 04/12/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Udhëheqësit e NATO-s në 70-vjetorin e krijimit? Polemikat dhe zbehjet mes drejtuesve të botës, çfarë ndodhi në Londër

Udhëheqësit e NATO-s u mblodhën të mërkurën në një vendpushim golfi pranë Londrës për të paraqitur një front të bashkuar mes mosmarrëveshjeve të hidhura mbi terrorizmin, Turqinë dhe rritjen e ndarjes së barrës me Shtetet e Bashkuara.

29 udhëheqësit, përfshirë Presidentin Donald Trump, pozuan për një fotografi tradicionale “familjare” përpara se të largoheshin për takimin e planifikuar prej tre orësh. Udhëheqësit e NATO-s thanë se “veprimet agresive” të Rusisë ishin një kërcënim për sigurinë euro-atlantike dhe ndikimi në rritje i Kinës

paraqet mundësi dhe sfida për aleancën. Në një deklaratë të publikuar pas samitit të Londrës, 29 udhëheqësit riafirmuan “lidhjen e qëndrueshme Transatlantike” midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, dhe parimin e mbrojtjes së ndërsjellë sipas të cilit një sulm kundër një vendi anëtar vlerësohet si një sulm kundër të gjithëve.

Trump Erdogan
Trump Erdogan

Në kuadër të takimeve të Natos, Presidenti Trump u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Shtëpia e Bardhë tha se “të dy Presidentët diskutuan mbi rëndësinë përmbushjes së angazhimeve të Turqisë ndaj aleancës, forcimin e mëtejshëm të tregtisë përmes një marrëveshjeje dypalëshe prej 100 miliardë dollarësh, sfidat rajonale të sigurisë dhe energjinë.”

Një ditë më parë, udhëheqësit ishin mbledhur për takime joformale për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të aleancës, por festimet u zbehën kur tensionet mes Presidentit Trump dhe Presidentit Francez Emmanuel Macron u shfaqën publikisht përmes ekranit të televizionit.

Në një seancë gati 40-minutëshe me gazetarët, të dy udhëheqësit u përplasën për një numër çështjesh, përfshirë ndarjen e barrës brenda NATO-s, terrorizmin, inkursionin e Turqisë në veri të Sirisë dhe tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga një traktat armësh me Rusinë.

Macron, Trump
Macron, Trump

Të dy udhëheqësit u takuan disa orë pasi Presidenti Trump kritikoi Presidentin Macron për deklaratën e tij të fundit duke e cilësuar NATO-n se po përjetonte një “vdekje klinike”, për shkak të udhëheqjes së zvogëluar të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump e quajti atë një “deklaratë të rrezikshme”.

Ndërsa të dy udhëheqësit u ulën për bisedime, Presidenti Trump paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s që nuk plotësojnë kuotën 2% të PBB-së për mbrojtjen kolektive, se mund të përballen me “pasoja tregtare” duke iu referuar tarifave të produkteve, përfshirë ato për verën franceze.

Kjo bëri që Presidenti Macron, i cili aktualisht po kontribuon me 1.9% të PBB-së të Francës për NATO-n, të përgjigjej.

“Nuk është vetëm çështje parash,” tha presidenti Macron. “Po paqja në Evropë?” pyeti ai Presidentin Trump.

“Është e pamundur të thuash vetëm se duhen paratë, ushtarët, pa patur të qartë themelet e asaj që duhet të jetë Nato-ja, tha Presidenti Macron.

Macron tha se ai mbështet një komponent më të fortë evropian në NATO, por theksoi se pas përfundimit të Traktatit INF (Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme), vendet evropiane përballen me një kërcënim të ri të raketave ruse.

Administrata Trump u tërhoq nga traktati i kontrollit të armëve në vitin 1987 midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik në gusht pas atyre që thotë se ishin shkelje të përsëritura të Moskës ndaj marrëveshjes.

Trump dhe Macron argumentuan rreth mënyrës së zgjidhjes së problemit me Shtetin Islamik pas tërheqjes në tetor të forcave amerikane nga Siria, një veprim që Presidenti Trump e bëri pa u këshilluar me aleancën. Tërheqja hapi rrugën që Turqia të niste një ofensivë kundër milicisë kurde, aleate e Shteteve të Bashkuara në veri të Sirisë dhe shkaktoi shqetësim mes aleatëve për një ringjallje të mundshme të ISIS-it.

Në përgjigje të një pyetje nëse Franca duhet të bëjë më shumë për të marrë luftëtarët e Shtetit Islamik të kapur në Lindjen e Mesme, Presidenti Trump e pyeti Macronin nëse ai do të donte “disa luftëtarë të spikatur të ISIS-it”.

Presidenti Macron u përgjigj duke thënë se problemi kryesor janë luftëtarët e ISIS-it në rajon. Duke iu referuar tërheqjes së papritur të Shteteve të Bashkuara nga veriu i Sirisë, Macron tha “ka gjithnjë e më shumë nga këta luftëtarë për shkak të situatës së sotme”.

Macron është “më shumë në krah të atyre që duan të përballen me krizën dhe të flasin për të,” tha Hans Kundnani nga organizata Chatham House. Ai është një “faktor shkatërrues” në krahasim me liderët e tjerë që mund të zgjedhin të shoshisin mosmarrëveshjet, tha zoti Kundnani.

Samiti vjen ndërsa Trump përballet me një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve për shkarkimin e tij. Ai përsëriti kritikën e tij të martën për demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se është e padrejtë të mbahen seanca dëgjimore ndërsa ai po merr pjesë në samit.

Trump nuk është presidenti i parë i amerikan që merr pjesë në një samit të NATO-s nën renë e fajësimit. Në vitin 1974 Richard Nixon shkoi në takimin e 25-vjetorit të NATO-s në Bruksel, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve po përmbyllte hetimin e saj për procesin e shkarkimit. Nixon dha dorëheqjen pak javë më vonë./VOA

Pas

Në garë 3 emra, Kuvendi zgjedh nesër kryeprokurorin e ri, mazhoranca sytë nga opozita për sigurimin e votave

Para

VIDEO/ “Griselda mund të kishte shpëtuar”, flasin të afërmit e familjes Lala: Çfarë i tha të vëllait në momentet e fundit të jetës

Para
VIDEO/ “Griselda mund të kishte shpëtuar”, flasin të afërmit e familjes Lala: Çfarë i tha të vëllait në momentet e fundit të jetës

VIDEO/ "Griselda mund të kishte shpëtuar", flasin të afërmit e familjes Lala: Çfarë i tha të vëllait në momentet e fundit të jetës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.