23:48 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i biznesmenit në Elbasan, Policia: Iu sekuestruan aksionet e kompanisë

19:58 | 04/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mati në shtetrrethim/ RENEA-s pushton qytetin, denoncohet rasti (VIDEO)

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e biznesmenit të shumëkërkuar, Agron Xibraku, për të cilin thotë se akuzohet për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim kompetencave”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila më datë 03.12.2019 kishte vendosur masën e sigurisë  “Arrest në burg” në mungesë për shtetasin Agron Xibraku lindur dhe banues në Cërrik, Elbasan.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është administrator i  një shoqërie aksionere  dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë  duke  vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

Po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni  “Informaliteti” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushat e krimit ekonomik, evazionin fiskal dhe falsifikimin e dokumenteve.

Operacioni pas një hetimi 1 vjeçar, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihet në pranga një shtetas për disa vepra penale.

Sekuestro preventive edhe aksioneve që ky shtetas kishte  në kompaninë ku ishte ortak.

Në vijim të zbatimit të planit të masave kundër informalitetit financiar dhe në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim kompetencave” , ka vijuar operacioni policor i koduar “Informaliteti”

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila më datë 03.12.2019 kishte vendosur masën e sigurisë  “Arrest në burg” në mungesë për shtetasin A. X., lindur dhe banues në Cërrik ,Elbasan.  

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është administrator i  një shoqërie aksionere  dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë  duke  vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

 Po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Policia e Elbasanit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: AGRON XIBRAKU
Pas

“Agron i dashur, bëre shumë mirë”, Flutura Açka: Kërcënohej nga pusetat me imunitet

Para

Zbardhet urdhëri i ministres Shahini, njihuni me datat kur nis mësimi në Rrethe

Para
Zbardhet urdhëri i ministres Shahini, njihuni me datat kur nis mësimi në Rrethe

Zbardhet urdhëri i ministres Shahini, njihuni me datat kur nis mësimi në Rrethe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.