Marsela Cibukaj arriti të na befasojë vërtet: këngëtarja që me thjeshtësinë dhe talentin e saj arriti të bëhej shumë shpejt një figurë e dashur për publikun shqiptar, së fundi na tregoi edhe se cfarë mund të bëjë forca e vullnetit ( ose e dashurisë).
Marsela ka humbur shumë në peshë, dhe duket jashtëzakonisht mirë. E përpara performancës në festivalin e përvitshëm “ Kënga Magjike“, ajo dukej e mrekullueshme më fustanin ngjyrë rozë të fortë, që e bënte të shkëlqente e tëra!
Marsela dhe partneri i saj Vitmar Basha, të cilët përgatiten së shpejti të lidhin kurorë, konkurrojnë të dy tek Kënga Magjike – ajo me baladën “Thërrime dashurie”, ndërsa ai me “Largoji retë”.