Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka njoftuar përmes një statusi në Facebook hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi.
Hedhja e shortit do të bëhet në orën 12:00 të ditës së sotme ndërsa sipas Blushit do të jetë në transmetim të drejtëpërdrejtë për transparencë të plotë
“Sot në ora 12:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtesi (KED).
Transmetim LIVE – TRANSPARENCË E PLOTË “, shkruan zëdhënësi i Ilir Metës.
Kujtojmë se mes Presidenti dhe kryetarit të KED ka pasur përplasje për emërimet e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese si dhe përzgjedhjene e tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)