16:40 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit

13:28 | 05/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit

Edi Rama e ka mësuar rrugën se si të shfaqet në emisionin Porta Porta të Bruno Vespës atëherë kur i duhet. Ai e ka bërë këtë edhe të mërkurën në darkë, në një program për ta ndihmuar që të ngrejë fonde për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

E ndërsa po fliste për këtë temë, kryeministri me megalomaninë e një diktatori që nuk konsultohet me askënd, ka shpallur disa objektiva. Se ai do të ndërtojë disa lagje të reja në Durrës dhe në Tiranë për të strehuar ata që kanë humbur shtëpitë, se ato do të jenë lagje të banuara në mënyrë mikse (a do të thotë kjo që do të ketë edhe apartamente për shitje?) dhe se ato do të projektohen nga arkitektë të paracaktuar nga ai, si tashmë të njohurit, Marco Casamonti apo Stefano Boeri.

Por me të dëgjuar emrin e Casamontit, kritiku i njohur i artit, Vitorio Sgarbi, që kishte shkuar në emision i shoqëruar nga e bija e tij me nënë shqiptare, Alba (poshtë), është hedhur përpjetë.

“Casamonnti ka bërë Figline-n”, ka thënë ai duke iu referuar një debati të para dhjetë viteve me arkitektin që më parë ka pasur edhe probleme me drejtësinë italiane. Lapsi.al ka shfletuar për të kuptuar se çfarë gjëje i referohej konkretisht kritiku italian i artit.

Në atë kohë, Vitorio Sgarbi u vu me mish e me shpirt për të mbrojtur një ndërtesë të fillim viteve 1900, në qytetin e Figline, të cilën Casamonti me studion e tij Archea, donte ta “modernizonte” për ta shndërruar në qendër bashkie. Në ndërhyrjen e tij plot nerv, dukej pathosi i atij që do të mbrojë traditën kundër sharlatanëve që mendojnë vetëm në emër të parasë.

Por Rama, i ndërgjegjshëm se ky debat i sponsorizuar për të eksportuar në Shqipëri lavdinë e tij, mund të njolloste figurën e mikut arkitekt të stadiumit “Arena Kombëtare”, ia ndërpreu brutalisht fjalën kritikut fanatik në mbrojtje të trashëgimisë (shiko videon poshte dy minutat e fundit).

“Po ama Casamonti ka bërë edhe stadiumin ku ka harmonizuar më së miri vlerat e së shkuarës”, gënjeu paturpësisht kryeministri, për një gjë që tashmë e kanë pranuar të gjithë: “shkatërrimin e ansamblit italian të sheshit Nënë Tereza”.

Dhe në stilin e tij, gjysëm cinik dhe gjysëm hokatar, ai i tha Sgarbit: “do të thërrasim ty të bësh punën e supervizorit”, të lagjeve të reja të për të cilat paska përcaktuar se edhe si do të jenë edhe ku do të jenë edhe si do të tenderohen, madje edhe se kush do t’i projektojë./Lapsi.al

 

Pas

Strategjia më e mirë post-tërmetore: “Shkatërrimi krijues”

Para

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KED, Meta thumbon Dvoranin: Vitin e ardhshëm duhet…

Para
Dosja me 35 faqe padi do të merret nga Krimet e Rënda, kur e dorëzon Meta kallëzimin ndaj Dvoranit

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KED, Meta thumbon Dvoranin: Vitin e ardhshëm duhet...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Rebelët Houthi sulmojnë anijen greke në Detin e Kuq, vrasin 3 marinarë

Balla pret ambasadorin e ri spanjoll Gabriel Cremades Ventura: Spanja mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030!

BE-ja i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Rama mbërrin në Bashkinë e Fierit, takim me zyrtarët lokalë për lirimin e hapësirave publike

Situata në Lindjen e Mesme, ministri izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Gaza drejt përparimit!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.