11:42 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dënohet ish-ministri i qeverisë së Haradinajt, nuk merr pjesë në seancën e gjykimit

14:02 | 05/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dënohet ish-ministri i qeverisë së Haradinajt, nuk merr pjesë në seancën e gjykimit

Ish-ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq, u dënua të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë avokati i tij, Nebojsha Vllajiq.

“Aktgjykimi është i padrejtë, i paligjshëm dhe duhet të shfuqizohet. Është i shkallës së parë dhe jopërfundimtar deri në vendimin e Gjykatës së Apelit”, tha Vllajiq.

Teodosijeviq u dënua për një deklaratë të bërë në mars, me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë.

Me atë rast, Teodosijeviq tha se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Kryeministri i Kosovës, tashmë në detyrë, Ramush Haradinaj, e shkarkoi Teodosijeviqin rreth dy javë pas deklaratës.

Haradinaj tha se “gjuha e urrejtjes” e një ministri nuk mund të tolerohet.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Teodosijeviq u dënua sepse “tha atë që secili serb e di dhe e ndjen”.

Zyrtarë nga gjykata i thanë Radios Evropa e Lirë se Teodosijeviq nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme dhe se ai është përfaqësuar nga avokati i tij.

Sipas rregullave, ekzekutimi i dënimit me burg pritet të bëhet pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm./REL

Pas

“Më shkoi mendja vetëm mua, askujt në botë”, japonezja ‘flliq’ Ramën: Ja nga e vodhi idenë e hoteleve me 5 yje

Para

“Lë rrogën time për të prekurit”, Gjuzi i ”përvishet” socialistëve: Zgërdhihuni se nuk ju ka vdekur njeri juve, jetoni në vila në kodra

Para
“Lë rrogën time për të prekurit”, Gjuzi i ”përvishet” socialistëve: Zgërdhihuni se nuk ju ka vdekur njeri juve, jetoni në vila në kodra

"Lë rrogën time për të prekurit", Gjuzi i ''përvishet" socialistëve: Zgërdhihuni se nuk ju ka vdekur njeri juve, jetoni në vila në kodra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.