Deputeti Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore edhe sot ka goditur me fjalimin e tij në Kuvend, teksa ishte duke folur për tragjedinë që pllakosi vendi, pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Gjuzi u shpreh se tërmeti që ra nuk ishte prej natyrës, dhe është shkaktuar si pasojë e bllokimit të vijës bregdetare që i është bërë vendit.
“Ne mbajtëm një minutë heshtje, por une kam nje pyetje, ishte tërmet natyror apo artificial?
Pse është artificial?
Sipas neve që kemi studiuar në universitetin bujqësor në sizmik, bllokimi i vijës bregdetare nga betoni sidomos në Lalz nis kur Meta ishte kryeminister dhe një biznemen që vazhdon të ndërtojë atje.
Një muaj më parë kam dalë në Lalz dhe kam thënë pse vazhdoni të betonizoni këtë zonë, që është kënetore deri në grykëderdhjen e Ishmit? Lumenjte Erzen, Lana dhe të gjithë këto bashkohen në atë që quhet gropa e zezë me të vjetrën.
Unë jam 60 vjec, kryeministri është 55 ndoshta se di mirë por ajo ishte zona ku shkarkojnë të gjitha prurjet e reshjeve në 60 ditë”, u shpreh Gjuzi.
Po këto shpjegime të Gjuzit janë pritur me ilaritet nga socialistët, për të cilët konservatori ka rekomanduar që të ‘’vendosen’’ si ministra në 2021.
“Zoti kryeminister e ke injorant disa deptuete mundohu mos ti vësh ministra në 2021″, tha Gjuzi, ndërsa vijoi:
…Këto prurje të vargmalit sjellin atë që quhet zona e përmbytur albanoopolis, ju që s’keni studiuar mirë, shkoni shifeni cik.
Ne jemi në zonën qendër mbajtëse të minierës së kasharit, Vallias dhe Manzë, i gjithë ky ka poshtë qymyre dhe këto sjellin atë që quhet llorbë.
E gjitha zona poshtë ka krijuar një digë me 4 m thellësi.
Shkoni drejtojuni sizmollogëve po ku keni kohë ju me studiu, ju e keni mendjen të bëni ndonjë PPP të merrni ndonjë lekë.
Ju vjen për të qesh se s’ju ka vdek njeri në shpi se i keni vilat këtj nga kodrat, ju lutem shumë mos u zgerdhini, boll u zgërdhitë.
Zoti kryeminister unë do ju kërkoja të jeni non stop me qytetarëet, në pallatet me tulla silikat që ranë atje e kishit sinjalin, por presidenti paska parashikuar që do vijë tërmeti
i bëj pyetje presidentit të tha dikush? Takove dikë në Athinë?
I tha Ramës bëj gati buxhetin? Po ti e di zoti President si shkjnë llogaritë e qymyreve poshtë kur mbushen me uje se je ekonomisht.
Megjithate ju garantoj qytetareve që s’mundet më në këtë pellg të ketë tërmete të kapin 6.1 rihter, qytetarët s’duhet ta lëshojnë më vendin por të gjithë bashkë me kryeministrin ju them propozoj rrogën time në janar në dt 3 do e coj për viktimat”.