02:56 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Hiqe perçen gjatë seancës!” Gjykata e Prishtinës detyron gruan e kthyer nga Siria

15:08 | 06/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Hiqe perçen gjatë seancës!” Gjykata e Prishtinës detyron gruan e kthyer nga Siria

E akuzuara për organizim dhe pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS, Florinda Zymeri, është deklaruar e pafajshme, në seancën e parë mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ajo  akuzohet se në gusht të vitit 2014 me dëshirë të plotë, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë, pastaj drejt Irakut dhe Sirisë, për t’u bashkuar me organizatën terroriste “ISIS”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas leximit të akuzës nga prokurorja Habibe Salihi, e akuzuara ka mohuar në tërësi fajësinë për veprën që i ngarkohej. “Nuk e ndiej veten fajtore. Jam e pafajshme”, ka thënë ajo.

Pas deklarimit të të akuzuarës lidhur me fajësinë, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Selimaj ka njoftuar atë se brenda 30 ditësh mund të bëjë kundërshtimin e provave dhe të paraqes kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Për identifikimin e personalitetit të të akuzuarës, gjykatësja Selimaj ka kërkuar që Zymeri të heqë përkohësisht mbulesën e fytyrës dhe e akuzuara ka vepruar sipas urdhrit të gjykatës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 19 nëntor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Florinda Zymeri, për shkak të veprës penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. E akuzuara bënë pjesë në grupin e grave të riatdhesuara nga Siria, më 24 prill të këtij viti.

Pas

Godina e dëmtuar nga tërmeti, Gjykata e Durrësit zhvendoset në Kavajë

Para

VIDEO/ Pasojat e tërmetit?! Dy pallatet në ish-Bllok bashkohen me njëri-tjetrin

Para
VIDEO/ Pasojat e tërmetit?! Dy pallatet në ish-Bllok bashkohen me njëri-tjetrin

VIDEO/ Pasojat e tërmetit?! Dy pallatet në ish-Bllok bashkohen me njëri-tjetrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.