Sulmi me thikë ndaj ish-trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka iu ka kushtuar nga 2.6 vite burg secilit prej autorëve të ngjarejs përkatësisht Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka ndryshuar akuzat për dy të pandehurit duke i dënuar ata për akuzën “Goditje për shkak të detyrës”. NGa ana tjetër Prokuroria gjatë pretencës kishte kërkuar shpalljen fajtor të dy të pandehurve për akuzat “Vrasje me dashje”. Për Nehat Foljetën organi i akuzës kishte kërkuar 14 vite burg ndërsa për Sehar Xhenjen 12 vite burg.
Tashmë ky vendim është apeluar nga prokuroria e Shkodrës në gjykatë dhe pritet që në vijim, gjykata të marrë në shqyrtim kërkesën e akuzës për dënimin ose jo me 12 dhe 14 vite
Ngjarja ka ndodhur në 22 shkurt të vitit 2018 kur ish-trajneri i Vllaznisë, Gjoka ka thënë në dëshminë e tij se pas seancës stërvitore të ekipit, ai po bisedonte jashtë fushës me kapitenin e ekipit kur drejt tyre është afruar një person me kapele dhe e ka goditur me grushte. Pasi Gjoka është vetëmbrojtur personi ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar ta godasë. Trajneri është ka mundur të largohet me një biçikletë por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. Në këtë moment personi i është sulur sërish për ta goditur por Gjoka e ka shmangur dhe e fundit e ka goditur me këmbë në gjoks dhe ai ka humbur ekuilibrin e është rrëzuar.
Në këtë kohë në drejtim të Ernestit është afruar Gilman Lika, me dy persona të tjerë në drejtim të personit që kishte thikën, por ai duke parë këtë situate është ngritur dhe është larguar me vrap në rrugën kryesore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.
Kujtojmë se pas vrasjes së bababit dhe xhaxhait të tij, Asmer Bilali është kthyer sërish në qytetin e Shkodrës, pasi ka qenë dëshmitar në gjyqin ndaj shtetasit Nehat Fojleta i akuzuar për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj ish-trajnerit të Vllazisë Ernest Gjoka dhe shtetasit Sehar Xhenje, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Asmer Bilali i gjendur nën masën “arrest me burg” shkoi nga Tirana si dëshmitar i ngjarjes të një viti më parë. Makina me të cilën u largua autori Fojleta ishte në përdorim të Asmer Bilalit.
Në dëshimë e dhënë në Gjykatë, Bilali është shprehur se makinën ja kishte lënë mikut të tij, Sehar Xhenje, dhe nuk kishte dijeni të mëtejshme për ngjarjen.
Kujtojmë që ish-boksieri Asmer Bilali, u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt.
(F.GJ/FAXWEB.AL)