Juventusi nuk po kalon një moment të mirë dhe ka humbur momentalisht edhe kryesimin në klasifikimin e Serisë A.
Mbrëmjen e djeshme, ata kanë konfirmuar krizën që po kalojnë, duke u mundur 3-1 nga Lazio.
Sikur të mos mjaftonte humbja, klubi bardhezi po has probleme edhe me disiplinën e lojtarëve.
Në minutën e 70′, në ndeshjen ndaj Lazios, Kuadrado ka dalë me karton të kuq pasi ka ndërhyrë si lojtari i fundit dhe pasi ka parë VAR-in, arbitri i takimit e ka nxjerrë nga loja.
Kolumbiani nuk i mbajti nervat duke shpërthyer keq, madje edhe ndaj shokut dhe kapitenit të skuadrës, Leonardo Bonuçit.
Ky i fundit u mundua ta qetësonte kolumbianin pasi ishte nervoz por Kuadrado reagoi keq dhe u desh ndërhyrja e Pjaniç për të mos degraduar më shumë.
Ja pamjet:
Bonucci telling Cuadrado to get his black ass off. The Colombian has had enough of his capitano’s causal racism. pic.twitter.com/DfrdZeIlcA
— Don Totti (@pellegrini_fan) December 7, 2019