Paraditen e sotme u prish godina 15 në Qytetin Studenti, në të cilën ishin strehuar prej disa vitesh tashmë 30 familje, të cilat do të duhet që të përballen nga sot me mungesën e një çatie mbi kokë. Banorët vazhdimisht kanë pretenduar se godina ka qenë e jetueshme, dhe pas prishjes së saj fshihen interesa të biznesmenëve të ndërtimit.
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka shkuar dhe më tej, teksa shkruan se vetëm një mendje perverse mund të urdhëronte prishjen e kësaj godine, në datëm 8 Dhjetor, që është dhe festa e Rinisë.
Pikërisht në këtë godinë, në vitet 90 janë mbledhur për herë të parë studentët dhe intelektualët që më pas realizuan Lëvizjen e Dhjetorit, dhe përmbysjen e regjimit komunist.
Postimi i Palokës:
A thua “mendja perverse” urdheroi qellimisht shembjen e godines 15 pikerisht sot me 8 dhjetor ?!
Sapo pashe nje lajm qe godina 15 ne Q. Studenti po shembet sot nga qeveria!
Godina 15 ishte vendi ku u mblodhen fillimisht studentet dhe intelektualet qe me pas vendosen krijimin e PD, te pares parti opozitare pas gati 50 vjet diktature.
A thua nje mendje perverse, tipike per Ramen dhe ata qe e rrethojne , zgjodhi qellimisht 8 dhjetorin per ta shkatrruar ? Nuk di ne se godina ka qene realisht per tu shembur ( banoret kembengulnin qe nuk kishte probleme), po edhe ne se …a nuk duket si shume e”e gjetur” data 8 dhjetor ?!
Nga ata qe po perpiqen te rikthejne jo vetem simbolet por dhe format represive te diktatures, gjithshka mund te pritet , per me teper kur ne krye kane nje qenie diabolike , nje hakmarres shpirtvogel si Rama !!!
Sidoqofte, ne se mendja perverse e ka menduar dhe kete , duhet ta dije se PD nuk ka qene kurre as nje godine e as vetem nje grup njerzish , po ka qene dhe mbetet nje aspirate dhe sic kane thene njerez me te mencur se une ; aspiratat dhe idealet as nuk mund te burgosen e as nuk mund te shemben!
(E.K/Faxweb.al)