10:42 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Solidariteti i të rinjve, drita e shpresës”, Basha thirrje për 8 Dhjetorin: Ta çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

15:08 | 08/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Solidariteti i të rinjve, drita e shpresës”, Basha thirrje për 8 Dhjetorin: Ta çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

Thirrja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për këtë 8 Dhjetor është që Shqipëria të çlirohet nga mjerimi dhe nga korrupsioni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha i quajti të rinjtë që po ndihmojnë të prekurit nga tërmeti si dritë shprese për të ardhmen.

“Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar. Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa”, u shpreh Basha në “Facebook”.

Ai nuk la pa përmendur as demokratin Azem Hajdari, i cili ka qenë në krye të Lëvizjes së Dhjetorit në 1990.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Ky 8 dhjetor, Dita e Rinisë na bën krenarë për rininë tonë. 29 vite më parë të rinjtë u ngritën të parët në Lëvizjen e Dhjetorit që solli demokracinë; sot pas tragjedisë që goditi vendin, të rinjtë ishin të parët që u erdhën në ndihmë njerëzve dhe të parët që nisën mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave. Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar.

Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit. Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithcka në dispozicion të të dëmtuarve. Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar.

Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa.

Nderim përjetë heronjve të 8 dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin që u ngritën mbi frikën dhe me kurajo e vizion diktuan rënien e diktaturës dhe lindjen e demokracisë shqiptare. Mirënjohje për çdo të ri që në këto ditë te errëta për vendin, ka ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar. Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: 8 dhjetorilulzim basha
Pas

Hidhet në erë godina 5-katëshe në Shkozet të Durrësit, momenti kur pluhuri ‘pushton’ zonën (Video)

Para

Krijoi shoqëri fiktive dhe transferoi 1.9 mln euro në të, ekstradohet nga Danimarka 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Para
Krijoi shoqëri fiktive dhe transferoi 1.9 mln euro në të, ekstradohet nga Danimarka 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Krijoi shoqëri fiktive dhe transferoi 1.9 mln euro në të, ekstradohet nga Danimarka 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

Mossad u dërgon ultimatum gjeneralëve iranianë: Largohuni brenda 12 orësh

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

Izraeli rihap hapësirën ajrore pas marrëveshjes për armëpushim me Iranin

Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet tutorja kineze

Sherr mes dy personave në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.