20:42 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ardit Gjebrea dhe unë i hedhim plehrat te i njëjti kazan

08:39 | 10/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ardit Gjebrea dhe unë i hedhim plehrat te i njëjti kazan

Nga Agim Xhafka 

Dua të jem i qartë qysh në rreshtat e parë. Ardit Gjebrenë e simpatizoj si moderator, si këngëtar,si menaxher i atij spektakli aq popullor që transmeton Klan të dielave. Shkurt ,jam fans i tij prej vitesh e vitesh. Veç kësaj edhe njihemi.

Nuk jemi miq të ngushtë, por e përshëndesim me respekt njëri tjetrin. Tani të hyjmë te problemi që dua t’ja bëj të ditur artistit tim. Te Kënga Magjike, në gjithë netët, ai nuk harroi t’i thurte lavde Erion Velisë, kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe të thosh fjalë për fjalë se ai paska bërë ndryshime kolosale në kryeqytet.

Për fat unë dhe Arditi jemi dhe komshinj e po i them se ai jo vetëm që ia ka futur kot këtij perfundimi, por u bë dhe qesharak. Ja pse. Arditi dhe unë i hedhim plehrat te i njëjti kazan. Ka mbi pesë vjet që janë po ata kazanë që Lali i trashëgoi dhe ndërsa dikur kishin kapak tani rrinë hapur e në erën më të parë dalin nga kazani lloj e lloj mbeturinash e na bijen sipër.

Këtë quan ai ndryshim kolosal? Më tej, përballë meje dhe Arditit ka disa lokale dite që nuk mbyllen as kur vjen dita tjetër. Me muzikë në qiell dhe me banorë të pagjumë që nuk ua zgjidh hallin as policia e as bashkia. Ky a quhet ndryshim kolosal?

Tjetër. Rruga e Arditit dhe imja para se të vinte Lali ishte me dy gropa. Tani është gropa gropa. Për këtë e ke fjalën si ndryshim? Më parë paguanim fare pak lekë e ujë kishim më shumë. Tani kemi nga dy depozita për familje. Ndryshim quhet, por skandaloz, jo kolosal.

Që të mos rreshtoj rritjen e taksave, sidomos atë pér arsimin që e paguajnë edhe të moshuarit. Se do ndërtoheshin dhjetra shkolla e pas tërmetit u mësua që u rrëzuan pikërisht ato që gjoja u rregulluan. E sheh sa ndryshim paska bërë Tirana?

Do më? Një shi i lehtë bije dhe përmbytemi,ca lulishte kishim e mbi to po mbijnë kulla e kulla,ajér të ndotur gjeti,e ndoti më tej disafish. Po rreshtoj plot mbyllje rrugësh se ngrihen grataçiela e duhen krijuar kantieret e tyre mbi korsitë e mijra makinave që gulçojnë pa lëvizur.

Deri sot Lali mburret veç me sheshin që ka bérë pérshesh krejt qarkullimin e mjeteve në Tiranë. Një marrëzi që nesër do gjykohet si vepér penale.

Ndryshime kolosale,kështu u shpreh Gjebrea për Lalin. Kuptohet që do fliste broçkulla nga që Bashkia që sponsor i evenimentit. Pra ishte reklamë që u pagua dhe do transmetohej. Këtu qëndron gafa tjetër e Arditit. Pranon lekë për propagandë, në vend të reklamave. Mund të qe reklamë në se do të jepej një pyll që e kishte mbjellë Lali,n ë se do të ishte hapur një rrugë e re, në se do të ishte hequr qoftë një depozitë nga tarracat që rënkojnë prej peshës së ujit.

Po jo fjalë në tym që Erioni paska bërë punë kolosale në kryeqytet. Këto nuk i gëlltit askush,nuk i pranon as vetë mentori i Lalit, Edi Rama, i cili e urdhëroi Lali ziun të rrëmbente furcën dhe të lyente që në katër të mëngjesit shkallët e pallatit ku dolën në tv.

Ardit, ne jetojmë në një zonë ku Erion Veliaj nuk ka asnjë ndikim konkret, të prekshëm. Nuk e thashë kot që plehrat i hedhim te i njëjti kazan. Ndaj ti merr sa më tepër reklama nga bashkia, por mos bëj propagandën e Erionit se të bën pis. Ti je artist. Për mua je artist me shumë, shumë vlera.

Etiketa: ardit gjebreagjebrea veliaj
Pas

Kush është Princi i drogës që u arrestua dje! Arratisja spektakolare nga burgu norvegjez

Para

310 kilogramë drogë brenda skafit, shqiptari kapet mat në Brindisi, dha deklarata kontradiktore

Para
310 kilogramë drogë brenda skafit, shqiptari kapet mat në Brindisi, dha deklarata kontradiktore

310 kilogramë drogë brenda skafit, shqiptari kapet mat në Brindisi, dha deklarata kontradiktore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.