10:06 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shtëpinë e bleva në qendër, më rrezikohej jeta e fëmijëve”, Anton Martini përballet me Vetingun, dhurata nga vëllezërit për shkollimin e djalit

11:19 | 10/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shtëpinë e bleva në qendër, më rrezikohej jeta e fëmijëve”, Anton Martini përballet me Vetingun, dhurata nga vëllezërit për shkollimin e djalit

Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini, njëherësh dhe kandidat për SPAK, është përballur sot me procesin e rivlerësimit, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Duket se gjetjet e paraqitura në këtë seancë dëgjimore do e çojnë Martinin drejt konfirmimit në detyrë, dhe lejimin e tij për të qenë pjesë e SPAK-ut.

ILDKPKI ka dorëzuar raportin me konstatim se deklarimi i Martinit është i saktë, në perputhje me ligjin nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në situatën e konflikiti të interesit.

Martini ka në pronësi një apartment banimi 97 m2 dhe garazhe me vlerë totale 90 mijë euro, arredimi i të cilit ka kushtuar 2 milionë lekë. Subjekti ka paguar 85 mijë euro dhe ka për të shlyer edhe 5 mijë euro. Dy kredi të marra për të krijuar këtë pasuri, në vitin 2007 dhe 2016 si dhe kursimet ndër vite, shuma prej 50 mijë eurosh kësti i parë i paguar në vitin 2015.

Sipas relatores së KPK, rezulton se Martini ka pasur burime të ligjshme, për të shlyer kreditë e masrra.

Në deklaratën Vetting, Martini ka deklaruar shuma parash të dhuruara nga vëllezërit e tij, në vitin 2010 ka deklaruar dhurata nga vëllai i tij të cilat janë perdorur për shkollimin e djalit.

Subjekti ka paraqitur dokumentacion për t’i justifikuar këto shuma të dhuruara.

DSIK nga ana tjetër ka sjellë një raport ku thuhet se ka konstatuar përshtatshmëri për vijimin e detyrës nga prokurori i Krimeve të Rënda.

Lidhur me aftësitë profesionale, në analizë të vlersimit te kryer nga grupi i punës në prokurorinë e pergjithshme, konstatohet se Anton Martini është i aftë profesionalish, respekton afatet ligjore në hetimet që kryen.

Anton Martini: Kam nisur punën që në vitin 1998 si Oficer i Policisë Gjyqësore në Krujë dhe në 1999 jam bërë prokuror në Lushnje, nga 2004 kam qene tek Krimet e Rënda. Në 2015 me një vendim të jashteligjshëm jam transferuar në Shkodër. Në 2016 jam kthyer tek Krimet e Rënda. Në 2017 u trasferova si titullar në Shkoder, ndersa nga mesi i 2018 jam tek Krimet e Rënda

Banesen e kam blerë me dy kredi të ndryshme pasi nuk kisha mundësi financiare për ta paguar dhe në kohën kur kam marrë kredinë e parë une kam qenë prokuror nën mbrojtje dhe smund të vija në rrezik jetën e fëmijëve që të blija një shtëpi në periferi.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ANTON MARTINImartini kpkmartini veting
Pas

“Forbes” zbulon emrat dhe shumat e parave/ 10 artistët më të paguar për vitin 2019!

Para

Aktorja e njohur shqiptare prek me rrëfimin: Mësova se isha me tumor gjatë shtatzënisë (VIDEO)

Para
Aktorja e njohur shqiptare prek me rrëfimin: Mësova se isha me tumor gjatë shtatzënisë (VIDEO)

Aktorja e njohur shqiptare prek me rrëfimin: Mësova se isha me tumor gjatë shtatzënisë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.