Një person në Ferizaj është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.
Policia njofton se rastin e ka denoncuar babai i tij, i cili ka thënë se i biri është larguar nga shtëpia, sipas tij për shkak të një borxhi që u ka pasur personave tët jerë.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se i biri i tij mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi, dyshon se për shkak të një borxhi, viktima është larguar”, thuhet në njoftim.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, për të bërë të mundur lokalizimin e personit të zhdukur, dhe sqarimin e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.