Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ndryshe sa kishte bërë të ditur më herët, ka ndryshuar mendje dhe është regjistruar si deputet i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj shkruan në Facebook se Kosova ka treguar demokraci të lartë në zgjedhje, duke uruar që kjo legjislaturë të adresojë çështjet më të rëndësishme për qytetarët e vendit.
“Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës”, shkruan Haradinaj.
Kujtojmë se pak ditë pas zgjedhjeve, kur koalicioni i tij nuk arriti të merrte rezultat në zgjedhjet e fundit, Haradinaj kishte njoftuar se ai do ta dorëzojë mandatin në Kuvend një tjetër kandidati nga lista.
Partia e kryeministrit në detyrë bashkë me PSD-në, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind.
Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dhënë dorëzuar mandatin e tij të deputetit pas pakënaqësive që në atë kohë kishte me punën e këtij institucioni.
Ramush Haradinaj merr vendimin e papritur, nuk pranon mandatin e deputetit
(F.GJ/FAXWEB.AL)