Pak minuta më herët u zbulua kandidatura e parë për drejtimin e SPAK dhe bëhet fjalë për Arben Krajën I cili ka kaluar me sukses Vetingun në dhjetorin e vitit të kaluar.
Ndërkohë mësohet edhe emri i dytë që pretendon të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Edvin Kondili është emri që i është bashkuar Krajës në garën për kreun e SPAK i cili e ka shoqëruar kërkesën e tij me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.
Kondili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004. Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe punon prej vitit 2004 pranë Prokurorisë për Krimeve të Rënda.
Paralelisht me punën si prokuror, Kondili është angazhuar si lektor në Shkollën e Magjistraturës dhe si ekspert për organizatat ndërkombëtare. Ai është një ndër 25 kandidatët për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.