Një oficer policie mbeti i vdekur dhe disa njerëz u plagosën si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes forcave të policisë dhe dy agresorëve në New Yersey. Ngjarja nisi në varrezë, kur një dedektiv iu afrua dy të dyshuarve.
Më pas, agresorët, një djalë dhe një vajzë, nisën të qëllonin me policinë. Pastaj ata u zhvendosën tek një market aty pranë, duke qenë se forcat e policisë u shtuan. Për rreth dy orë pati shëmbime zjarri mes tyre dhe ekipit të forcave speciale të Swat.
Prokuroria e Hudson raportoi se në fund u qëlluan të dy agresorët, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe shumë qytetarë që ndodheshin në market. Po ashtu, dyshohet edhe për viktima të tjera.
(M. I./ Faxweb.al)