Ambasada e SHBA në Tiranë ka postuar sërish në faqen e saj zyrtare në facebook një video me anë të të cilës tregon se si do të funksionojë SPAK.
Si rrallë herë amabasada paralajmëron se invesitmi prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur, duke premtuar se me t’u krijuar SPAK do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë
“??️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, shkruan ambasada përkrah videos.
(F.GJ/FAXWEB.AL)