18:37 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fullani çoi padi në Strasburg, Banka e Shqipërisë ”ngre supet”: Nuk kemi informacion

15:44 | 12/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fullani çoi padi në Strasburg, Banka e Shqipërisë ”ngre supet”: Nuk kemi informacion

Banka e Shqipërisë nuk është në dijeni të padisë që ish-Guvernatori, Ardian Fullani ka bërë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Gazeta “Si” u interesua pranë BSH-së, e cila përmes një përgjigjeje zyrtare me anë të postës elektronike thotë se për padinë në fjalë nuk ka asnjë informacion zyrtar dhe se për këtë është njohur nga media.

“Banka e Shqipërisë nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me padinë që flitet këto ditë në media”, thotë BSH.

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka paditur në Gjykatën e Strasburgut shtetin shqiptar, pasi sipas pretendimit të tij, dështoi që ta rikthejë në detyrën që mbante para se të shkarkohej nga Parlamenti për skandalin e vjedhjes nga arkat e BSH-së të 7 miliardë lekëve.

Në padinë e ngritur kundër shtetit shqiptar, ai pretendon gjithashtu dëmshpërblim për cenim të integriteti dhe prishje imazhi.

Fullani u arrestua për shpërdorim detyre në shtator të 2014. Pasi fitoi pafajësinë në të treja shkallët e gjyqësorit shqiptar, ish-Guvernatori u ankua në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit i dha të drejtë dhe e dëmshpërbleu me 56 paga, duke filluar nga momenti i shkarkimit e deri në 2018, për një total prej rreth 300 mijë eurosh.

Gjatë proceseve gjyqësore ndaj tij, Fullani u akuzua gjithashtu edhe për blerjen e dyshimtë nga ana e institucionit që ai drejtonte të Hotel “Dajtit”, në vlerën e rreth 30 milionë eurove.

Për anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës, Arben Malaj, për të cilin Qeveria kërkon shkarkimin, rasti i Fullanit është njëri prej shumë rasteve që u kushtojnë qytetarëve shqiptarë miliona euro. “Ka shumë raste kur vendimet jo në përputhje me hapat ligjore për kompani, apo individë do t’ju kushtojnë taksapaguesve shqiptarë qindra-milionë dollarë, euro, apo miliardë lek”, deklaroi ai.

Malaj kërkoi më shumë përgjegjëshmëri nga deputetët në momentin kur ngrenë kartonin për një vendim.

Etiketa: Ardian Fullanifullani banka e shqiperise
Pas

Aparatura nuk regjistroi se…/ 16 ditë pas tërmetit ende nuk dihet sa ballë ishte tërmeti. Ja çfarë lajmëron sizmologu Duni

Para

‘E di ç’të bëj unë ty’, sherr në restorant mes Renato Mekollit dhe gazetarit (Video)

Para
‘E di ç’të bëj unë ty’, sherr në restorant mes Renato Mekollit dhe gazetarit (Video)

'E di ç'të bëj unë ty', sherr në restorant mes Renato Mekollit dhe gazetarit (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

New York, ku një mësuese 22-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka dërguar imazhe me përmbajtje seksuale të hapura një nxënësi vetëm 14 vjeç.

Trupa me duar e këmbë të lidhura në ujërat e Ibizës, dyshohet për vrasje të emigrantëve

Asllan Dogjani nxirret me forcë nga KAS: “Rama i kapur nga mafia, Shqipëria po merr fund”

Nga postimet në rrjete sociale te truket ushtarake: Si vendosi Trump të sulmojë Iranin

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik në Xarrë të Sarandës

Takim mes Iranit dhe Rusisë në nivel të lartë, Zëdhënësi i Kremlinit zbulon temat kryesore

Shtëpia e Bardhë: Trump veproi si komandant suprem, Irani të mos provokojë

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë/ Rritje rreziku pas tensioneve Izrael–Iran

Izraeli godet Iranin: Mbi 50 avionë sulmojnë objektiva ushtarake në Teheran

Alarm Sigurie në Katar/SHBA dhe Britania u bëjnë thirrje shtetasve të qëndrojnë të strehuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.